9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Dy persona kanë raportuar në polici një rast të dyshuar vjedhjeje në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 15:32, kur dy ankues meshkuj kosovarë kanë deklaruar se një veturë e tyre e tipit Golf VIII i ishte dhënë me qira një çifti bashkëshortor nga Shqipëria.
Sipas ankuesve, të dyshuarit nuk e kanë kthyer veturën në vendin dhe kohën e paraparë sipas marrëveshjes, duke ngritur dyshime për keqpërdorim apo përvetësim të kundërligjshëm të automjetit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com