Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vend, Kupa e Shqipërisë, zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Dinamo barazoi 1-1 kundër Vllaznisë, teksa në barazimin 1-1 u nda edhe dueli mes Egnatias dhe AF Elbasanit. Katër skuadrat e lanë kualifikimin në finale për më 22 prill, atëherë kur ku do luhen edhe sfidat e aktit të dytë.
Në ‘Air Albania’ Dinamo dhe Vllaznia barazun 1-1 në një duel me raste dhe emocione deri në çastet e fundit. Miqtë nga Shkodra kaluan në epërsi me Charles Bismark pas 43 minutave lojë, për ta mbyllur fraksionin e parë në avantazhin minimal. Me nisjen e pjesës së dytë Dinamo gaboi një 11 metërsh me Dejvi Bregun, i cili u ndal nga portieri Aron Jukaj. Ndeshja vijoi me raste, teksa në minutën e 90-të Erdenis Gurishta la shkodranët me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq. Vetëm në shtesën e 12-të të ndeshjes Djevi Bregu korrigjoi saktësinë dhe barazoi nga 11 metërshi i dytë i sfidës.
Në Rrogozhinë vendasit e Egnatias nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër AF Elbasanit. Eljon Sota kaloi djemtë e Tetovës në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë, ndërsa Ze Gomes barazoi rezultatin një minutë para fundit të fraksionit të parë.
Kupa e Shqipërisë lë gjithçka të hapur për finalen, e cila do vendoset pas ndeshjeve të kthimit (22 prill).
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale:
Dinamo 1-1 Vllaznia
Egnatia 1-1 AF Elbasani