Në periferi të Tiranës është zbuluara një rast i rëndë abuzimi ndaj kafshëve, ku dhjetëra qen të ngordhur janë hedhur në një zonë të izoluar. Dyshimet e organizatës Animal Rescue Albania lidhen me përfshirjen e bashkisë së Tiranës.
‘Varr masiv qensh në zemër të Tiranës’, denoncimi i organizatës në mbrojtje të kafshëve
‘Vrasja e qenve ndodh prej kohësh’, aktivisti: I mbajnë në frigorifer dhe i hedhin për të zhdukur gjurmët
Në një kosh mbeturinash në zonën e Lanabregas, në Dajt, janë gjetur mesditën e së mërkurës 11 qen të ngordhur.
Qentë janë konstatuar nga anëtarë të Animal Rescue Albania, të cilët kishin marrë më herët denoncime nga banorë të zonës për hedhjen e trupave të kafshëve, duke krijuar atë që ata e cilësojnë si një “varr masiv qensh”.
“Ka qenë shumë e vështirë për të identifikuar vendin se ku po i hidhnin, por duke kërkuar vazhdimisht gjetëm një pjesë të tyre. Qentë ishin të ngrirë. Sapo ishin hedhur. Dhomat frigoriferike mund ti ketë vetëm një klinikë veterinare apo një strukturë spitalore” thotë Indrit Osmani nga Animal Rescue Albania.
Sipas Indrit Osmani, në vendngjarje janë gjetur edhe mbetje spitalore, çka ngre dyshime për përfshirjen e Strehëzës Veterinare të Bashkisë Tiranë, që ndodhet në Tufinë.
“Ne kemi pasur informacion se nga cila klinikë vinin. Këta vijnë nga klinika veterinare e Bashkisë së Tiranës, Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Nuk kemi arritur t’i filmojmë dot kur i kanë nxjerrë nga klinika dhe i kanë hedhur këtu por e dinim që kjo procedurë ndodhte vazhdimisht dhe dinim vendin ku hidheshin qentë të shpërndarë në kosha të ndryshëm për të mos lënë gjurmë”, thotë ai.
Një kallëzim penal është depozituar në komisariatin numër 4. Autoritetet policore kanë nisur hetimet, por e vetmja kamera sigurie që është gjetur në zonë sipas burimeve policore nuk ka funksionuar. Mungesa e pamjeve vështirëson identifikimin e autorëve.
Report TV ka kërkuar një reagim zyrtar nga Bashkia e Tiranës, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka pasur asnjë përgjigje lidhur me denoncimet e ngritura nga Animal Rescue Albania.
‘Vrasja e qenve ndodh prej kohësh’, aktivisti hedh akuza për klinikën veterinare të Bashkisë, Osmani: I mbajnë në frigorifer dhe i hedhin për të zhdukur gjurmët
“Kemi pasur informacion që kjo ndodhte prej kohësh” shprehet aktivisti Indrit Osmani gjatë një interviste me gazetaren e Report TV, Joana Preja, në lidhje me zbulimin makabër të një varri masiv qensh të zbuluar në zonën e Lanabregasit në Tiranë.
“Ka qenë shumë e vështirë për të identifikuar vendin se ku po i hidhnin por duke kërkuar vazhdimisht gjetëm një pjesë të tyre. Qentë ishin të ngrirë. Sapo ishin hedhur. Dhomat frigoriferike mund ti ketë vetëm një klinikë veterinare apo një strukturë spitalore” thotë ai duke akuzuar klinikën veterinare të Bashkisë së Tiranës, si vendin ku qentë e ngordhur janë mbajtur në kushte frigoriferike.
“Nuk janë dyshime. Gjerat janë të qarta. Ne kemi pasur informacion se nga cila klinikë vinin. Këta vijnë nga klinika veterinare e Bashkisë së Tiranës, Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Nuk kemi arritur t’i filmojmë dot kur i kanë nxjerrë nga klinika dhe i kanë hedhur këtu por e dinim që kjo procedurë ndodhte vazhdimisht dhe dinim vendin ku hidheshin qentë të shpërndarë në kosha të ndryshëm për të mos lënë gjurmë” thotë ai.
Gjatë intervistës, ai foli për shkelje të protokollit për asgjësimin e qenve të ngordhur, duke argumentuar se janë Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar Shtetëror ai që përcakton vendin për groposjen e kafshëve.
““Ne kemi pasur gjithmonë dyshime që vriten nga Bashkia e Tiranës. Në rastin konkret nuk janë asgjësuar. Nuk u është bërë asnjë eksperiment. Thjesht u është bërë eutanazia, janë grumbulluar në frigoriferë dhe më pas janë hedhur. I janë shmangur protokollit që thotë se në rast kufomash të kafshëve, është Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar Shtetëror që përcakton vendin për groposjen e kafshëve” tha ai.
I pyetur nëse ka besim tek drejtësia mbi këtë çështje, Osmani solli në kujtesë edhe rastin e nëntorit të vitit 2025 kur punonjës të Bashkisë u filmuan në përfshirjen e tyre në helmimin e qenve.
“Kemi bërë denoncim dhe shpresojmë” thotë ai.