Sot transporti publik në të gjithë vendin për 2 orë e gjysmë. Ky vendim u vendos dje nga shoqatat e transportit në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2027.
Në një vëzhgim që Report Tv bëri sot që në orët e para të mëngjesit shihet se qyetarët vijojnë të presin autobusin në stacionet e urbanëve.
“Shpresoj që të merren parasyh kërkesat tona. Është hera e parë që shoqata proteston për qytetarët. Këmbngulja jonë është që mos të ndikojë tek qytetarët. Do të jemi në bisedime me të gjithë operatorët, do të shohim se çfarë do të ndodhi sot në Kuvend dhe më pas do të dalim me një vendim tjetër”, tha Kostandin Foni.
Në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve
Operatorët kërkojnë tërheqjen nga rritja e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte për pasojë edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve duke rënduar kostot për qytetarët.