Në botë ka shumë gjuhë dhe popuj. Ka gjuhë angleze, por ka shumë popuj të ndryshëm anglofonë. Ka gjuhë franceze, por ka shumë popuj frankofonë. Ka gjuhë sllave, por ka shumë popuj sllavofonë. Ka gjuhë latine, por ka shumë popuj latinofonë. Ka gjuhë arabe, por ka shumë popuj arabofonë. E kështu, mund të renditim edhe shumë gjuhë dhe respektivisht popujt që i përdorin këto gjuhë. Pra, ka më pak gjuhë e më shumë popuj rreth tyre. Ky disproporcionalitet është kushtëzuar nga rrethanat historike, identitare, politike e kulturore të zhvillimit të civilizimeve dhe popujve brenda tyre. Në kontekstin europian ka më pak gjuhë e më shumë popuj.
Ky dispropocionalitet ka bërë që karakteristikat dalluese të popujve, gjuhët nuk janë substanciale për identitetet e tyre. Kanë qenë elemente të tjerë historiko-kulturor e shpirtëror që kanë bërë diferencat substanciale identitare ndërmjet popujve. Në kontekstin Ballkanik ekziston, gjithashtu një disproporcionalitet midis numrit të gjuhëve, që është më i kufizuar dhe numrit të popujve, që është më i madh. Kështu për shembull, në Ballkan kemi një gjuhë sllave dhe gjashtë popuj të ndryshëm: serbët, kroatët, sllovenët, malazezët, boshnjakët, maqedonët dhe bullgarët.
Te këto popuj ballkanikë njëgjuhësh, diferencat substanciale identitare midis tyre kushtëzohen nga dallimet historike, pozicionet gjeografike, orientimet fetare, karakteristikat politike, anësimet gjeopolitike, tiparet dominuese ekonomike e sociale. Kështu, gjithë këto popuj një gjuhësh sllavofolës në Ballkan janë ndarë në tri besime, ortodokse, katolike dhe myslimane; kanë ndjekur histori të dallueshme, autoktone apo emigrative; kanë pasur anësime gjeopolitike të ndryshme e shpesh të kundërta Lindore apo Perëndimore; kanë zhvilluar elemente ekonomike e sociale të veçantë, bujqësore, blegtorale, industrial e tregtar-turistik. Në botën e sotme ka edhe raste unike, kur gjuhë të veçanta lidhen ekskluzivisht me popuj të veçantë.Madje ka raste tejet unikale, kur gjuhë tërësisht të dallueshme, barten e zhvillohen nga popuj të vegjël. Në Ballkan kemi dy gjuhë dhe dy popuj të vegjël, por shumë të vjetër autoktone: shqipja dhe shqiptarët, si dhe greqishtja dhe grekët.
Gjuha shqipe njihet ndërkombëtarisht si gjuhë unike, indoevropiane, me karakteristikat e saj morfologjike, leksikore, gramatikore dhe karakteristika që dëshmojnë lashtësinë, vijimësinë dhe pasurinë e saj. Gjuha shqipe i përket ekskluzivisht vetëm popullit shqiptar. Për këtë arsye në historinë, etnike dhe identitetin shqiptar, gjuha shqipe është thelbi dallues i kombit shqiptar. Zhvillimet historike, politike dhe gjeopolitike, karakteristikat kulturore e fetare, pozicioni gjeografik dhe tiparet ekonomike dhe sociale, të gjitha kanë pasur e kanë ndikimin e tyre identitare te shqiptarët. Por, mbi të gjitha këto, është gjuha shqipe, që përbën substancën më të dallueshme identitare të popullit dhe kombit shqiptar. Është gjuha shqipe, që përbën dallimin midis shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Ballkan, Evropë dhe botë.
Gjuha shqipe është zemra e popullit shqiptar. Lufta e armiqve më jetëgjatë dhe më obskurante kundër popullit shqiptar, siç ishin historikisht otomanet, sllavët dhe grekët, shigjetat e helmatisura i patën drejtuar kundër gjuhës dhe shkollës shqipe. Nga ana tjetër, përpjekjet më të mëdha, kulturore të përgjakshme të shqiptarëve kanë qenë pikërisht për mbrojtjen e gjuhës dhe zhvillimit të shkollës shqipe. Duke pasur parasysh këtë parashtresë, lypet të kihet parasysh nga të gjithë popujt përreth shqiptarëve që shtrihen në mbarë Ballkanin Perëndimore, që qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve lidhet dhe kushtëzohet para së gjithave dhe në krye të të gjithave, me qëndrimin e tyre ndaj gjuhës dhe shkollës shqipe.
Gjuha dhe shkolla shqipe janë zemreku substacial i identitetit shqiptare. Pa gjuhën dhe shkollën shqipe nuk ekziston identiteti shqiptar. Në mënyrë të veçantë shtetet multietnike, siç është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, respekti ndaj gjuhëve dhe shkollave respektive është themelor për paqe sociale, politike dhe ndëretnike. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, respekti ndaj gjuhës dhe shkollës shqipe vijon qysh në shpalljen e këtij shteti të pavarur të jetë problem i manovrave politike, manipulimeve kushtetuese e sofizmave ligjore. Ky qëndrim, në substancë albanofob, i elitave politike e kulturore e arsimore maqedone, ushqen vetëm e vetëm, mosbesim, urrejtje, frike dhe armiqësi ndëretnike.
Mosbesimi, urrejtja, frika dhe armiqësia ndëretnike gërryen bazat e zhvillimit të qëndrueshëm demokratik, multietnik dhe integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut. Albanofobia e elitave politike dhe arsimore në Maqedoninë e Veriut vret vetë të ardhmen e këtij shteti. Gjuha shqipe shtrihet kudo ku ka shqiptar. Në Ballkan, në Evropë. Në mbarë botën. Ajo është zemra e rreth njëzet milion shqiptarëve në mbarë njerëzimin. E ardhur nga thellësia mijëravjeçare, gjuha shqipe do vijojë edhe në mijëra vite që do vijnë. Askush nuk ka mundur, as në të kaluarën, as në të sotmen dhe as në të ardhmen ta shuajë shqipen, zemrën identitare etnokulturore të shqiptarëve.