Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar projektin për Harkun e tij të Triumfit, i cili mund të jetë rreth 76 metra i lartë.
Renderët tregojnë një hark me ngjyrë fildishi, të ngjashëm me Harkun e Triumfit në Paris. Harku përfshin elemente të ndryshme të arta dekorative, ndër të cilat spikat një statujë 18 metra e lartë, që i ngjan Statujës së Lirisë me krahë engjëlli. Në anët, parashikohen dy statuja shqiponjash 7 metra të larta. Elemente të tjera të projektit përfshijnë katër statuja luanësh të artë.
Presidenti amerikan prezantoi planin për harkun “më të madh dhe më të bukur” që ai dëshiron të ndërtojë në kryeqytet për të shënuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.
Plani është që monumenti të ndërtohet në një rrethrrotullim pranë Arlington National Cemetery, varreza më e madhe ushtarake në SHBA.
Vizioni i Trump tashmë ka hasur pengesa, pasi është paralajmëruar se mund të pengojë pamjen për këmbësorët.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë shumë detaje për koston, por mund të përdoren 15 milionë dollarë nga paratë publike, ndërsa Trump synon të tërheqë edhe financues privatë, çka do të thotë se kostoja përfundimtare mund të kalojë shifrën e përmendur.