Presidenti amerikan Donald Trump thotë se një bllokadë amerikane e porteve iraniane do të fillojë të hënën në 10:00 sipas kohës lindore të SHBA-së (EDT), ose në orën 17:30 në Iran.
Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se “nuk do t’i pengojë” anijet që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit për në ose nga vendet e tjera – pavarësisht kësaj, çmimet e naftës kalojnë mbi 100 dollarë për fuçi.
Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se vendi nuk do të “dorëzohet para kërcënimeve” dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike thonë se anijet ushtarake që i afrohen ngushticës do të “trajtohen rëndë”.
Nëse vazhdon, pasojat diplomatike të kësaj bllokade mund të jenë të mëdha, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ndërkohë, Papa i përgjigjet kritikave të drejtuara nga Trump, duke thënë se ai “nuk ka ndërmend të debatojë” për luftën me presidentin amerikan – Trump e kishte akuzuar Papën se është “i tmerrshëm për politikën e jashtme”.
Bisedimet e paqes të fundjavës midis SHBA-së dhe Iranit përfunduan pa një marrëveshje – Trump thotë se ato dështuan sepse Irani nuk do të “hiqte dorë nga ambiciet e tij bërthamore”; Ministri i Jashtëm i Iranit fajëson “zhvendosjen e objektivave” nga SHBA-ja