Ushqimet e skuqura në vaj të bollshëm dhe ato me shumë sheqer do të kufizohen në shkollat në Angli sipas planeve të reja për rishikimin e vakteve në shkolla, sipas BBC.
Sipas propozimeve të qeverisë, frutat do të zëvendësojnë produktet me shumë sheqer për pjesën më të madhe të javës shkollore dhe shkollat nuk do të lejohen më të ofrojnë çdo ditë opsione të pashëndetshme të gatshme për t’u marrë me vete si role’ me salsiçe dhe pica.
Shoqata e Udhëheqësve të Shkollave dhe Kolegjeve tha se mbështet përmirësimin e cilësisë së ushqimit shkollor, por tha se fondet shtesë për të paguar ndryshimet do të ishin “thelbësore”.
Demokratët liberalë thanë se fondet për vaktet shkollore ishin të nevojshme për t’iu përshtatur kostove në rritje, ndërsa ”Reform UK” akuzoi qeverinë se “përpiqet të mikromenaxhojë jetën e njerëzve”.
Partia e Gjelbër tha se heqja e ushqimit të pashëndetshëm nga menutë e shkollave ishte “e mirëpritur dhe e vonuar prej kohësh”.
Departamenti i Arsimit tha se ndryshimet do të nënkuptojnë që miliona fëmijë do të marrin vakte më të shëndetshme dhe më ushqyese në shkollë çdo ditë.
”Aktualisht, më shumë se një në tre fëmijë e lënë shkollën fillore në mbipeshë ose obezë, ndërsa prishja e dhëmbëve nga dietat me shumë sheqer është shkaku kryesor i shtrimeve në spital për fëmijët e moshës midis pesë dhe nëntë vjeç”, thotë DfE.
Sipas rregullave të reja, ëmbëlsirat do të kufizohen në një herë në javë, dhe më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota do të duhet të shtohen në menutë e shkollave.
Këto janë ndryshimet e para në standardet e ushqimit shkollor në një dekadë, thotë qeveria, pasi planet për t’i rishikuar ato u vonuan për shkak të pandemisë.
Ato do të zbatohen për shkollat fillore dhe të mesme në Angli, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve.
Standardet përfundimtare të ushqimit shkollor do të shpallen këtë shtator dhe do të hyjnë në fuqi nga shtatori