Gazeta 17 Shkurti
  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto
Home Shqipëria Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë! Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit
Shqipëria

Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë! Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

by mona22222 07/05/2026
07/05/2026
89

Aksidenti tragjik në Durrës, shtyhet diskutimi për Kodin Rrugor! Balla: Kemi propozuar amendamente për masa parandaluese, kërkojmë më shumë kohë

 

Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për Kodin Rrugor, duke iu referuar aksidentit në Durrës ku humbën jetën dy të mitur. Ai tha se dy deputetë të PS kanë depozituar disa amendamente për masa kundër shoferëve të papërgjegjshëm, duke kërkuar rrjedhimisht më shumë kohë për shqyrtimin, kërkesë që u miratua.

“Dy deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm, dhe në këtë mënyrë për të lënë kohë që edhe kolegë të grupit parlamentar të PD dhe komisioni po ashtu dhe ministria përkatëse kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështje me qëllim që të kemi konsensus të plotë. Besoj biem të gjithë dakord për ta shtyrë bashkë me kolegët”, tha Balla.

 

Kërkesa e PD për diskutimin e raportit të PE, Balla: S’mund ta miratojmë ne para PE, javën tjetër diskutimi

 
 Pas kërkesës së grupit parlamentar të PD për të ndryshuar rendin e ditës në Kuvend për të përfshirë diskutimin për miratimin e raportit të PE për Shqipërinë, Taulant Balla tha se diskutimi mund të presë deri javën e ardhshme, ndërsa s’mund të miratohet pa e bërë vetë Parlamenti Europian.

“PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë në 16 ose 17 qershor sepse e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë parlamenti. Na kërkohet ta miratojmë ne para se ta bëjë PE. Ne jemi shumë të gatshëm, por e kemi planifikuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia për të marrë këtë 2-minutëshin këtu, kjo nuk shkon. E para na bën qesharakë se do të presim ta miratojë PE. Besoj se do të jemi një delegacion nga ne në PE. Projektrezoluta e kaluar me 55 vota pro, 7 kundër, 7 abstenim të martën, rëndësi ka që të ruajmë edhe seriozitetin institucional. E mirëpresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet”, tha Balla.

Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë

 
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për të futur në rend dite diskutimet për raportin e PE për Shqipërinë.
 
 

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi nis me një minutë heshtje në nderim të tij 

 
Seanca plenare e Kuvendit u hap me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, që u nda nga jeta më 5 maj.

“Grupi parlamentar i PS ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje solemne në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi”, tha Niko Peleshi, ndërsa kërkesa u pranua unanimisht.

“Në këtë detyrë të lartë shtetërore, Servet Pëllumbi drejtoi me vizion, urtësi e mënçuri, tolerancë e përkushtim shembullor, si një politikan largpamës e patriot. Gjatë gjithë jetës së tij si dijetar dhe intelektual erudit, Profesor Pëllumbi formoi breza të tërë studentësh dhe la një trashëgmi të pasur në shkencat politike dhe sociologjike shqiptare”, tha Peleshi.

Deputetët u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbit.

 
Kuvend
0 comment 0 FacebookTwitterPinterestEmail
previous post
Tiranë/ Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga kompania private, 2 të arrestuar, 1 në hetim dhe në kërkim administratorja
next post
Nis sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, Rama: Përzgjedhja e Tiranës, domethënëse! Reforma në drejtësi, sfidë historike

You may also like

Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë...

28/07/2026

Mbi 2 milionë qytetarë dhe 950 mijë automjete...

28/07/2026

Vodhi marrëveshjen sekrete me SHBA, Shehaj përjashtohet 60...

28/07/2026

Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë,...

17/07/2026

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë/ Guvernatori...

17/07/2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: I...

17/07/2026

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej...

28/06/2026

Rama promovon investimin në Banjat Termale të Bënjës:...

28/06/2026

Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje...

27/06/2026

Trashëgimia në bregdet, qeveria miraton planin e ri...

27/06/2026

Leave a Comment Cancel Reply

Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.

Postimet më të reja

  • Kaos në seancë, Time Kadriaj e gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i nderpret punimet
  • Nis seanca konstitutive të Kuvendit
  • Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit
  • Mbi 2 milionë qytetarë dhe 950 mijë automjete kaluan në pikat kufitare të Shkodrës në 6-mujorin e parë të 2026! Shtohen shërbimet e Policisë Rrugore në terren
  • Vodhi marrëveshjen sekrete me SHBA, Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi! Në fuqi nga shtatori! PS do e referojë në SPAK

Komentet

No comments to show.

Arkivat

  • August 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • December 2025
  • November 2025
  • October 2025
  • September 2025
  • August 2025
  • July 2025
  • June 2025
  • May 2025
  • April 2025
  • March 2025
  • February 2025
  • January 2025
  • November 2024
  • October 2024
  • September 2024

Kategoritë

  • Bota&Rajoni
  • English
  • Historia
  • Horoskop
  • Intervista
  • Kosova
  • Kronika
  • Kuzhina
  • Maqedonia
  • Në librari
  • Opinione
  • Shëndeti
  • Shkenca&Teknologjia
  • Shqipëria
  • Sport
  • Uncategorized

Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.

Breaking News

Kaos në seancë, Time Kadriaj e gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i...
Nis seanca konstitutive të Kuvendit
Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë...

POSTIMET MË TË REJA

Kaos në seancë, Time Kadriaj e gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i nderpret punimet
Nis seanca konstitutive të Kuvendit
Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit
Mbi 2 milionë qytetarë dhe 950 mijë automjete kaluan në pikat kufitare të Shkodrës në 6-mujorin e parë të 2026! Shtohen shërbimet e Policisë Rrugore në terren

©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com

  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto
Gazeta 17 Shkurti
  • Lajmet
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Kronika
    • Bota & Rajoni
  • Sport
  • Shkenca & Teknologjia
  • Dossier
  • Të tjerë
    • Historia
    • Horoskop
    • Intervista
    • Kuzhina
    • Në librari
    • Opinione
    • Shëndeti
  • English
  • Na kontakto