Ndërsa furnizimi i pandërprerë me ujë vijon të mbetet një problem në shumicën e vendit, mbi 60 përqind, trajtohet si mall pa zot dhe nuk paguhet. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit, tregojnë se vetëm 19 bashki kanë ujë pa ndërprerje, ndërsa në 8 të tjera, furnizimi luhatet nga 4 deri 8 orë në ditë. Tirana nuk ka asnjë përmirësim prej 2021-shit.
Pavarësisht investimeve të kryera në rrjetet e ujësjellësve Shqipëria ka mesatarisht pak më shumë se 17 orë furnizim me ujë në ditë.
Situata është problematike në bashkinë e Kamzës e Shijak ku banorët kanë vetëm 4 orë ujë në ditë, ndjekur nga Kavaja me 5 orë, Kruja 6 orë, Hasi 7 orë dhe Vora, Roskoveci e Mallakastra me nga 8 orë ujë.
Ndonëse jemi në mesin e vitit 2026, në raportin zyrtar dërguar parlamentit për vitin e kaluar, të dhënat janë vetëm të 2024-ës. Edhe në një përgjigje zyrtare për Report TV, ERRU thotë se nuk ka të dhëna të rifreskuara.
Referuar shifrave të vëna në dispozicion 19 bashki të vendit garantojnë furnizim pa ndërprerje. NJë e treta e tyre ndodhen në zonën e Pogradecit dhe Korçës.
Tirana ka vetëm 17 orë ujë në ditë. Kryeqyteti nuk ka njohur asnjë përmirësim, në 4-vjecarin e fundit.
Për të rritur furnizimin dhe cilësinë qeveria ndërmori reformën e ujësjellësve që prej vitit 2022, prej së cilës 43 shoqëritë që ekzistonin do shkriheshin dhe krijohen 15 të reja. ERRU thotë se deri më tani janë krijuar 14 shoqëri rajonale ujësjellës kanalizime, ndërkohë vazhdojnë funksionojnë si Ujësjellës Kanalizime të ndara, Tirana, Vora dhe Kamza.
Pavarësisht këtij riorganizimi, problem vijon të mbetet uji pa të ardhura. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të afro 61% e ujit në vend nuk faturohet. Më konkretisht rreth 184 milionë metër kub ujë nuk faturohet, për shkak të lidhjeve të paligjshme, gabimeve në matje e faturim apo humbjeve në rrjet. Në total uji për të cilin qytetarë e biznese paguajnë tarifë është 118 milionë metër kub.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com TAG:
Komente


- Sondazhi i ditës:9 Maj, 13:00
PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?
Lajme të tjera
Punimet në ujësjellësin e Vlorës, të premten ndërprerje e furnizimit me ujë për disa orë
15 Janar, 12:13

2015–2025, rreth 300 mln kredi për ujësjellësit, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë
30 Dhjetor 2025, 10:18

Pas 5 ditësh pa ujë, në Vlorë riparohet defekti i tubacionit të Ujësjellësit! Rinis furnizimi
30 Dhjetor 2025, 07:09

Krizë uji në Vlorë/ Peshkatari: Asnjë shitje sot, nuk kam ujë që ta pastroj peshkun
29 Dhjetor 2025, 15:35

‘Po na zë kolera’, vlonjatët 4 ditë pa ujë! Tensione para Bashkisë, letra higjienike e vezë policëve
29 Dhjetor 2025, 07:48

Vlora prej 3 ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët mbushin në burime! Spitali furnizohet me autobotët e zjarrfikësve (VIDEO)
28 Dhjetor 2025, 09:58
Aksesueshmëria
Dukshmëria
Teksti
Leximi
Zëri shqip nuk është i instaluar në pajisjen tënde. Do të përdoret zëri default.
Fatmiri:12/05/2026 18:03
UJIN NA E KA FALUR NATYRA AS E MBJELLIN AS E KORRIN PERSE DUHET TË PAGUAJM ESHTE PRODUKT I NATYRES DHE PAGESA DUHET TË JET SIMBOLIKE DHE JO SI JA FUSIN KËTA HAJDUTËT E UKT EDHE ENERGJIA ELEKTRIKE PRODHOHET NGA LUMENJT ÇMIMI ESHTE ABUZIV
Përgjigju