Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, e cila është publikuar sot.
Ai ka vlerësuar se kjo listë ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.
Sipas tij, lista përmban profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë.
“Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë. Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë. Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e saj”, ka shkruar Krasniqi.