Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Alis, ka zhvilluar sot provën gjenerale në skenën e madhe të Vjenës, një ditë përpara performancës së tij vendimtare në gjysmëfinalen e dytë të datës 14 maj. Me këngën “Nan”, artisti shqiptar synon të sigurojë një biletë për në natën finale të ngjarjes më të madhe të muzikës evropiane.
Përpara nisjes së provave intensive, Alis u prit ngrohtësisht nga fansat e tij. Ai shoqërohej nga delegacioni shqiptar, i cili po ndjek nga afër të gjitha përgatitjet në ambientet e arenës në kryeqytetin austriak.
Duke qenë se rregullorja e Festivalit Evropian të Këngës ndalon rreptësishtë votimin nga brenda territorit të vendit që përfaqësohet, fati i kualifikimit mbetet në duart e shqiptarëve jashtë kufijve.
Diaspora mbetet faktori ynë kryesor për kualifikim, ndaj i kërkohet bashkatdhetarëve mbështetje maksimale gjatë performancës.
Udhëzuesi i votimit: Si ta mbështesim Shqipërinë?
Për të votuar për Alis dhe këngën “Nan”, publiku duhet të ndjekë udhëzimet zyrtare gjatë kohës që televotimi do të shpallet i hapur në mbrëmjen e 14 majit.
Shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinale
Të gjithë ata që ndodhen në shtetet që konkurrojnë në natën e dytë (së bashku me Shqipërinë), mund të votojnë duke dërguar kodin 13 në numrin përkatës të telefonit të vënë në dispozicion nga transmetuesi i shtetit ku jetojnë.
Shtetet jo-pjesëmarrëse (Rest of the World)
Nëse ndodheni në një vend që nuk merr pjesë në këtë edicion të festivalit, sërish mund ta jepni kontributin tuaj. Për këtë kategori, është vënë në dispozicion platforma zyrtare e sigurt, esc.vote, ku mund të votohet lehtësisht online nga çdo cep i botës.
Ngjarja muzikore do të vijë drejtpërdrejt për publikun përmes rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar, përkatësisht në kanalet RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1. Këtë vit, moderimi i festivalit u është besuar figurave të njohura, prezantueses Victoria Sëarovski dhe aktorit Michael Ostroëski.