8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Ernest Muçi ishte vendimtar të mërkurën për Trabzonsporin duke e çuar skuadrën e tij në finalen e Kupës së Turqisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol spektakolar në gjysmëfinalen përballë Genclerbirligi, duke vulosur fitoren 1-2 për ekipin e tij në sfidën e zhvilluar në Ankara.
Në minutën e dytë shtesë, kur të gjithë po mendonin se sfida do t’i drejtohej shtesës prej 30 minutash, Muçi mori një pasim nga Tufan, hodhi shikimin drejt portës dhe lëshoi një ‘predhë’ me të djathtën që u ndal pas krahëve të portierit Erenturk. Të gjithë në festë për një gol spektakolar.
Falë këtij goli, skuadra e Trabzonsporit siguroi një vend në finalen e Kupës së Turqisë ku përballë do të kenë Konyasporin. Për Muçin ky ishte goli numër 15-të këtë sezon.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com