8
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit lidhet me investimin në stadiumin “Durim Qypi” në Përmet.
Komiteti Ekzekutiv aprovoi projektin për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit, që do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Përmetit. Projekti parashikon ndërhyrje në infrastrukturën e impiantit, ndërsa fusha do të pajiset me tapet artificial, duke përmirësuar kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ndeshjeve zyrtare.
Ky investim pritet t’i japë një zhvillim tjetër futbollit në Përmet, duke krijuar kushte më cilësore për ekipet, të rinjtë dhe gjithë komunitetin sportiv të qytetit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com