12
Al Nasri i Kristiano Ronaldos është shpallur kampion të Arabisë Saudite për herë të 11-të në histori, duke rikthyer titullin në Riyadh pas një sezoni spektakolar.
Ylli portugez CR7 fitoi më në fund titullin e tij të parë kampion me klubin saudit, pasi udhëhoqi skuadrën me gola dhe paraqitje vendimtare gjatë gjithë sezonit.
Al Nasr siguroi trofeun pas një gare të fortë me rivalët e Al Hilal në javët e fundit të kampionatit. Ronaldo ishte protagonist edhe në ndeshjen vendimtare, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider i skuadrës. Ky sukses konsiderohet një moment historik për klubin dhe për vetë CR7 në aventurën e tij në futbollin saudit.