Kombëtarja shqiptare ia ka dalë të sigurojë çerekfinalet e kampionatit evropian të minifutbollit që po zhvillohet në Tiranë.
Evropiani i minifutbollit, Shqipëria elimimon Francën në Tiranë me penallti! Në çerekfinale kundër SerbisëNga ndeshja Shqipëri-Francë
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Djemtë kuqezinj të drejtuar nga Irtan Sejko patën për një përballje tejet të vështirë kundër Francës pas kualifikimit nga grupi. Gjelat pretendentë për trofeun morën epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë, por Shqipëria barazoi në të dytën me Rrapën dhe Reçin. Për të përcaktuar fituesin u desh goditja e penalltive ku kuqezinjtë u treguan më të saktë.
Në çerekfinale Shqipëria do të ketë një duel tejet të zjarrtë kundër Serbisë. Sfida do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit në orën 18:45, ndërsa aktiviteti është parahsikuar të mbyllet të dielën.