Të dielën Elbasani do të luajë ndeshjen e dytë ‘final-four’ pas disfatës turpëruese 4-0 kundër Egnatias ku qëllimi është kthim te fitoret. Për djemtë verdheblu nuk falët më hapi fals, pasi në të kundërt rrezikon të mbetet pa titullin kampion.
“Ne kemi punuar shumë nga ana psikologjike sepse ishte një ndeshje e dobët, por sërish ne jemi skuadër shumë e mirë. Kam grup shumë të fortë dhe sezoni ishte për ne shumë i suksesshëm. S’kemi shumë nevojë të rrimë gjatë të mërzitur. Patjetër, unë e thash, jemi kritik për ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias, por prap futbolli është i bukur se të jet gjithmonë një shans tjetër,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit.
Si Elbasani, ashtu edhe Egnatia dhe Vllaznia ndajnë kreun me pikë të barabarta 31. Për të 3 ekipet kanë mbetur edhe 2 ndeshje për të zhvilluar në ‘final-four’, ndërsa në vendin e katërt renditet Dinamo me 27 pikë.