6
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Gjermania nuk e ftoi Brajan Grudën për Botërorin 2026. Dukej se ishte thjesht një ëndërr për sulmuesin shqiptar, pasi trajneri Nagelsman nuk e kishte aspak në plan për kompeticionin më të rëndësishëm.
Gruda ka publikuar një foto së fundmi nga Shkodra. 21-vjeçari ka ardhur me pushime në Shqipëri, pasi sezoni për të përfundoi.
Kartonin e Grudës e zotëron Brajton në Premier Ligë. Gjatë pjesës së dytë të sezonit qëndroi në huazim te Lajpcig në Gjermani. Pas eksperiencës me këto të fundit është koha për pushim.
Kujtojmë se ekziston mundësia që Gruda të ndryshojë përfaqësuese. Kombëtarja shqiptare e pret prej kohësh, ndërsa deri tani është aktivizuar vetëm me moshat e Gjermanisë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com