Në gara pjesëmarrës ishin sportistë të cilët pretendojnë garat kontinentale, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe gara e veteranëve, ku u spikat rikthimi në pedanë i sportistëve në moshë të thyer. Mes tyre ishte edhe 81-vjeçari Kozma Qeraxhiu, i cili u përshëndet me duartrokitje nga publiku për performancën e tij simbolike.

Në turne ishte e pranishme edhe skuadra e Köln nga Gjermania, e cila solli një grup sportistësh dhe trajnerësh, duke rritur nivelin ndërkombëtar të garës dhe shkëmbimin sportiv mes vendeve pjesëmarrëse.

 

 

“Ky turne është një dëshmi e rritjes së peshëngritjes Masters në rajon dhe një mundësi e madhe për sportistët veteranë dhe të rinjtë që të garojnë së bashku,”-u shpreh Elez Gjoza, president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

“Për ne është një eksperiencë shumë e vlefshme. Niveli i garës është i mirë dhe mikpritja këtu është e shkëlqyer,”-tha Hermann Fritz, trajner i Koln.

Turneu Masters i Peshëngritjes, ku morën pjesë rreth 30 sportistë, është zyrtarisht i licencuar nga Federata Botërore e Peshëngritjes, duke i dhënë aktivitetit status ndërkombëtar dhe rëndësi në kalendarin sportiv të disiplinës.