12
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Federata e Hendbollit e Kosovës ka filluar implementimin e projketit master plan, që për synim e ka rritjen e numrit të fëmijëve dhe të rinjeve që merren me hendboll.
Lipjani është qyteti i radhës ku ka filluar implementimi i projektit Master Plan. Ky projekt është fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit dhe është pjesë shumë e rëndësishme e planit zhvillimor të FHK-së.
Ndërkohë, në Lipjan, projketi ka nisur me gjashtë shkolla pjesëmarrëse, ndërsa numri i shkollave dhe fëmijëve pjesëmarrës synohet të rritet vazhdimisht.
Master Plan tashmë po zhvillohet edhe në disa komuna të vendit tonë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com