Një operacion i zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia e Barit ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. 6 persona janë prangosur në Shqipëri dhe 4 në Itali. Është lëshuar dhe një 1 masë ‘arrest shtëpie’ e 3 ‘detyrim paraqitje’. Në pranga kanë rënë dhe 2 shoferë që transportonin paratë.
Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë! Vladimir Mara: S’mund të flasim për kombësi krimi, kanë gjetur mbështetje te italianët (VIDEO)
SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve, 10 llogari bankare, 4 shoqëri tregtare e 8 automjete
Pamjet e operacionit kur goditen në Itali anëtarët e grupit kriminal (VIDEO)
‘Koka’ e grupit i arrestuar në 2025 për vrasje në Itali! Trupi i 26-vjeçarit u gjet pas 4 ditësh gjysmë i djegur
Si u arrestua anëtari i grupit kriminal me 680 mijë euro në Muriqan
SPAK aksion me Antimafian e Barit, 10 arrestime për pastrim parash! Goditet grupi i Igli Kamberit, u kap në 2025 për vrasje! Sekuestrohen 1 mln euro cash, shoqëri, makina e llogari bankare (EMRAT)Igli Kamberi
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi në orët e para të mëngjesit një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave. Në total janë lëshuar 15 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’ prej të cilave 6 të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.
Masa e sigurisë i është komunikuar në Itali kreut të grupit kriminal Igli Kamberit, i arrestuar në Korrik 2025, i akuzuar ndër të tjera për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025. Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të pastrimit të parave, të cilat nga Italia i sillnin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti. Në 2024-ën, në pikën kufitare të Muriqanit janë sekuestruar mbi 680 mijë euro, teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri me një automjet, të dyshuara se i përkasin pikërisht këtij grupi kriminal.
Në Shqipëri është arrestuar Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të pista. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritetet italiane, kreu i SPAK Klodian Braho bëri me dije se janë sekuestruar 1 mln euro cash. Po ashtu, SPAK ka urdhëruar dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Në total pritet ekzekutimi i sekuestros për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.
Pasuritë i përkasin Nevila Kamberit (gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit e të tjerë bashkëpunëtorëve, Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha e Edi Brahaj, roli i të cilëve ende nuk është i qartë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë! Vladimir Mara: S’mund të flasim për kombësi krimi, kanë gjetur mbështetje te italianët
Prokurori italian i ka cilësuar grupet kriminale shqiptare, si organizatat me shtrirjen më të gjerë dhe më të fuqishmet më territore të Evropës.
Prokurori italian Giuseppe Gatti: Ky operacion na lejon të bëjmë një lloj analize për krimin e organizuar. Aktualisht mund të themi se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në BE. Ndoshta për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar, pasi konsideroheshin si grupe që merreshin vetëm me prostitucion apo emigracion të paligjshëm.Sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti të strukturave shqiptare, të cilat kanë rol kryesor në narkotrafikun ndërkombëtar. Këto grupe, përveç trafikut të drogës, sjellin edhe një kulturë kriminale me origjinë mafioze, e krijuar dhe e konsoliduar në Shqipëri.
Grupet kriminale shqiptare veprojnë si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij, duke fituar rol drejtues në vendet ku operojnë. Ekziston edhe një garë mes tyre për dominim. Krimi i organizuar ka hyrë në një proces delokalizimi. Ky hetim tregon se organizatat kriminale shqiptare të pranishme në Itali ruajnë lidhje me ‘shtëpitë mëmë’ dhe funksionojnë si struktura mafioze. Në grup ndodhet edhe një person nën hetim në Itali, pjesë e një strukture që pastron paratë e drogës. Këto organizata zhvillojnë aktivitet kriminal edhe në Itali dhe e konfirmojnë nivelin e tyre kriminal përmes vrasjeve. Funksionojnë si grupe tipike mafioze: një person merret, dërgohet në një vend të izoluar, vritet dhe më pas trupi digjet.
Këto janë ndër format më të tmerrshme të dhunës që përdoren për të treguar forcën e tyre. Grupet shqiptare shfaqin tipare të qarta mafioze, si në kodet e sjelljes, ashtu edhe në lidhjet familjare e kriminale. Personi i akuzuar për vrasje e justifikon ekzekutimin duke thënë se nuk ishin respektuar rregullat e ‘familjes’. Kemi arritur të kuptojmë një model kriminal që ka bazën në Tiranë, por që është shtrirë edhe në Itali, duke ruajtur rregullat dhe hierarkinë tipike të organizatës ‘mëmë’.
Prokuror i posaçëm i çështjes Vladimir Mara tha se nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar dhe se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.
Prokurori i SPAK Vladimir Mara: Kemi dokumentuar episode të trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Falë këtij hetimi është zbuluar edhe vrasja e një shtetasi në Itali. Elemente të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje në Itali, duke krijuar modele bashkëpunimi, duke avancuar dhe modernizuar mënyrat e kryerjes së veprave kriminale. Nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar, por për fenomenin e krimit të organizuar, ndaj bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm.
Goditja e grupit kriminal/ Klodian Braho: Kemi sekuestruar 1 mln euro cash! Në total 15 masa sigurie, 10 prej tyre të lëshuara nga SPAK
Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK. Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anëtarë të grupit të goditur. Konkretisht kreu i SPAK thotë se përveç automjeteve, shoqërive tregtare e llogarive bankare, janë sekuestrua e 1 milionë euro cash.
Klodian Braho: Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar. Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK. Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GJKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet “Shpirti”, “Kulmi”, “Ura” ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera.
Goditja e grupit të Iglit Kamberit/ SPAK sekuestron pasuritë e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve, 10 llogari bankare, 4 shoqëri tregtare e 8 automjete
SPAK ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Në total janë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.
Pasuri në pronësi të Igli Kamberit; Subjekti ‘Igli Kamberi’ me veprimtari ‘Menzë-katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.
Në pronësi të gruas së Kamberit, Nevila Kamberi dhe të mamasë së saj Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare ndërsa babait të saj, Fatoz Buzit, i është sekuestruar biznesi ‘Fermer Fatos Buzi’ me veprimtari ‘Bujqësi-Prodhim Fruta-perime’.
Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Cecos. Kësaj të fundit i janë sekuestruar 2 llogari bankare.
Pasuri të shumta i janë sekuestruar Bardhok Gjergji. Ende është e paqartë lidhja e tij me grupin. Gjergjit i është bllokuar veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare.
Po ashtu janë vënë në sekuestro dhe pasuritë (llogari bankare dhe automjete) e 3 personave të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.
LISTA E PASURIVE
Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)
-Dy llogari bankare
Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)
-Dy llogari bankare
Fatos Buzi (babai I Nevila Kamberit)
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”
Igli Kamberi
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
Bardhok Gjergji
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”
-5 automjete dhe 1 llogari bankare
Saimir Pirra
-Dy llogari bankare e 1 automjet
Lefter Nelaj
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik
-Një llogari bankare
Edi Brahaj
-Dy automjete