Khvicha Kvaratskhelia është shpallur lojtari më i mirë i Champions League për sezonin 2025-26. Sulmuesi gjeorgjian u vlerësua nga UEFA pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që dhanë një kontribut vendimtar në triumfin e Paris Saint Germain në kompeticionin më prestigjioz për klube në Evropë.
Kvaratskhelia ishte një nga protagonistët kryesorë në rrugëtimin e PSG-së drejt trofeut, duke luajtur rol kyç edhe në finalen e zhvilluar në Budapest kundër Arsenalit. Ish-futbollisti i Napoli fitoi penalltinë që i hapi rrugën barazimit të kampionëve francezë, me golin e realizuar nga Ousmane Dembele.
Statistikat e sulmuesit gjeorgjian gjatë sezonit ishin mbresëlënëse. Në 16 paraqitje në Champions League, Kvaratskhelia realizoi 10 gola dhe dhuroi 7 asiste, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të turneut.