11
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot paradite seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore të qershorit, atë kundër Luksemburgut, e cila do të zhvillohet të shtunën në ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 20:00.
Ekipi i drejtuar nga stafi teknik u stërvit i ndarë në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan mbrëmë në humbjen 0-1 ndaj Izraelit, zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa lojtarët me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.
Sulmuesi Myrto Uzuni nuk u stërvit me ekipin, pasi po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites. Ndërkohë, Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe pritet të vlerësohet në orët në vijim.
Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 17:30. Ndërsa në orën 16:30, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën zyrtare.