Pas një sezoni të mbushur me vështirësi, tension dhe emocione deri në fund, Teuta arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar përmes fazës “play out”. Një muaj pas mbylljes së kampionatit, skuadra durrsake po sheh tashmë drejt së ardhmes, me synimin për të lënë pas një sezon të vështirë dhe për të ndërtuar një ekip më konkurrues për edicionin e ri që nis në shtator.
Në këtë intervistë, kapiteni Blerim Kotobelli fl et për sfi dat e sezonit të kaluar, momentet vendimtare që shpëtuan Teutën dhe objektivat e skuadrës për kampionatin e ardhshëm.
Blerim, ka kaluar rreth një muaj nga përfundimi i sezonit. Si e vlerësoni sezonin që sapo u mbyll?
Ishte një sezon shumë i vështirë për ne. Kaluam momente të mira, por edhe periudha ku rezultatet nuk erdhën siç prisnim. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi arriti të mbijetojë dhe të sigurojë vazhdimësinë në Superiore. Në fund treguam karakter dhe unitet.
Çfarë mendoni se bëri diferencën në momentet vendimtare të “play out”-it?
Besimi te njëri-tjetri. Askush nuk u dorëzua. Grupi qëndroi i bashkuar dhe të gjithë e kuptonim rëndësinë e ndeshjeve të fundit. Përvoja e lojtarëve dhe mbështetja e tifozëve na ndihmuan shumë.
Si kapiten, sa e vështirë ishte të mbaje ekipin të motivuar gjatë sezonit?
Nuk ishte e lehtë. Kur rezultatet mungojnë, presioni rritet. Roli im ishte të mbaja grupin të bashkuar, të fl isja me lojtarët më të rinj dhe të jepja shembull në fushë. Kapiteni duhet të jetë i pari që merr përgjegjësi.
Çfarë mësimesh ka marrë Teuta nga ky sezon?
Kemi kuptuar se çdo pikë ka rëndësi. Nuk mund të lëshosh pikë lehtësisht sepse në fund të sezonit ato bëjnë diferencën. Duhet më shumë vazhdimësi gjatë gjithë kampionatit.
Tifozët duan të dinë çfarë të presin nga Teuta në sezonin e ri që nis në shtator.
Objektivi është të ndërtojmë një ekip më konkurrues. Teuta është një klub me histori dhe nuk duhet të luftojë për mbijetesë. Duam të jemi më lart në renditje dhe të rikthejmë entuziazmin te tifozët.
A mendoni se skuadra ka nevojë për përforcime?
Çdo ekip kërkon përmirësime. Drejtuesit dhe stafi teknik po punojnë për të afruar lojtarët e duhur. Shpresoj që afrimet e reja të na japin më shumë cilësi dhe alternativa.
Një mesazh për tifozët e Teutës?
Dua t’i falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë sezonit. Edhe kur gjërat nuk shkonin mirë, ata ishin pranë nesh. U premtojmë se do të punojmë fort që sezoni i ri të jetë shumë më i suksesshëm.
Si e shihni personalisht sezonin e ri?
Me optimizëm. Do të përgatitemi seriozisht gjatë verës dhe do të hyjmë në sezonin e ri me ambicie më të mëdha. Teuta duhet të synojë më shumë se sa mbijetesa.