Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë të gjithë kabinetin e sigurisë sonte në orën 9:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale, pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe Hezbollahun.
Lajmin e bëri të ditur një zyrë ministri e kabinetit për The Times of Israel. Burime izraelite treguan se Izraeli vendosi të pezullojë sulmet kundër Iranit pas presionit nga Shtëpia e Bardhë, por shtuan se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Netanyahu ose zyra e tij mbi përshkallëzimin e përleshjeve që filluan mbrëmë.
Ynet: Trump-Netanyahu bisedë pozitive, pavarësisht mosmarrëveshjeve
Yedioth Ahronoth, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë, ka bërë të ditur se pavarësisht mosmarrëveshjeve, ka pasur një bisedë pozitive mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Biseda midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump ishte përgjithësisht pozitive. Të dy vendet janë dakord, pavarësisht faktit se ditët e fundit (Izraeli) ka vepruar dy herë në kundërshtim me qëndrimin publik (të administratës amerikane), si me sulmin ndaj Bejrutit ashtu edhe me përgjigjen e tij ndaj Iranit”, raportoi Yedioth Ahronoth, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë.
Më tej Ynet ka shkruar se Izraeli demonstroi aftësinë e tij për të mbrojtur të drejtën e tij për vetëmbrojtje, edhe duke i dalë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.
“Izraeli demonstroi aftësinë e tij për të mbrojtur të drejtën e tij për vetëmbrojtje edhe kundër presidentit, megjithatë pa i ndërprerë marrëdhëniet dhe duke ruajtur partneritetin strategjik”, theksoi burimi.
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar, veprime të papranueshme!
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për shkak të “kufizimit të trafikut detar” në Ngushticën e Hormuzit.
“Lindja e Mesme është e bllokuar mes fazave të bisedimeve për paqe dhe armëpushimeve të brishta. Dronët e Teheranit vazhdojnë të kërcënojnë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Ministrat ishin të qartë se veprimet e Iranit janë të papranueshme. Si përgjigje, shtetet anëtare të BE-së në Bruksel vendosën sot sanksione ndaj iranianëve për kufizimin e trafikut detar në ngushticë”, njoftoi ajo në X.
Ajo shtoi se kjo është hera e parë që BE-ja po zbaton regjimin e saj të ri të sanksioneve për mbrojtjen e lirisë së lundrimit.