Një zhytës ka filmuar një takim jashtëzakonisht të rrallë me një peshkaqen të bardhë në Detin Mesdhe, moment të cilin e ka përshkruar si “mjaft të veçantë.”
“Peshkaqeni ishte shumë pranë nesh … Dhe, në fakt, gishtat më dridheshin kur po përpiqesha ta vija kamerën në funksion,” tha për BBC Derk Remmers.
Mendohet se peshkimi pa kriter ka kontribuar në çuarjen e kësaj specieje drejt zhdukjes së afërt në Mesdhe.
Shkencëtarët thonë se njerëzit nuk duhet të shqetësohen, pasi peshkaqeni, që mendohet të ketë qenë mashkull i rritur, u vu re shumë milje larg bregut, mes Tunizisë dhe Siçilisë.
Ata shpresojnë që ky vëzhgim t’i nxisë qeveritë të krijojnë zona të mbrojtura detare në ujërat e Mesdheut.
Zhytësit që punojnë për OJQ-në Healthy Seas e filmuan këtë pamje gjatë një zhytjeje që synonte të nxirrte në pah problemin e të ashtuquajturave “rrjeta fantazmë të peshkimit” (ghost fishing nets)..