Spanja ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Botërorit, duke triumfuar 3-1 ndaj Perusë. “La Roja” e zgjidhi shpejt sfidën e luajtur në Meksikë, me golin e avantazhit që erdhi që në minutën e dytë nga Oyrazabal. Në pjesën e parë, Pedri dyfishoi shifrat, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i peruanëve e çoi rezultatin në 0-3. Peruja arriti të ngushtojë diferencën në fund, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes, që për Spanjën shërben si një reagim pozitiv pas barazimit me Irakun.
Edhe Franca u kthye te fitorja, duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut. Ndeshja u dominua nga Michael Olise, i cili realizoi të tre golat për “Gjelat”, me ekzekutime të nivelit të lartë që e vulosën suksesin e skuadrës.
Ndërkohë, edhe Holanda regjistroi fitore 2-1 ndaj Uzbekistanit. Të dy golat e “tulipanëve” u shënuan nga Cody Gakpo nga pika e penalltisë, ndërsa kundërshtarët barazuan përkohësisht në minutën e 92-të. Para ndeshjes, Holanda pësoi një humbje të rëndësishme për Botërorin, pasi mbrojtësi Jurrien Timber u dëmtua. Trajneri Ronald Koeman reagoi duke grumbulluar Geertruida në vend të tij.