Përbërësit:
200 gr makarona flutur
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1 lugë çaji hudhër pluhur
1 lugë çaji piper i zi
3–4 lugë gjelle vaj ulliri
Djathë parmixhano i grirë
Kripë sipas shijes
Pak kopër e grirë
Për sallatën:
1 marule e vogël
2 kastraveca
12 domate qershi
1 avokado e vogël
1 qepë e kuqe
100 gr djathë i bardhë
4 lugë gjelle kos
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë çaji mjaltë
1 thelpi hudhër e shtypur
Lëngu i 1 limoni të vogël
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Ziejini makaronat sipas udhëzimeve të paketimit dhe kullojini. Përziejini me vajin e ullirit, specin e kuq, hudhrën, piperin, kripën dhe parmixhanon. Shtrijini në një tavë dhe piqini në furrë të parangrohur në 200°C derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Përziejini herë pas here. Në një tas të madh vendosni marulen e prerë, kastravecat, domatet qershi, avokadon, qepën e kuqe dhe djathin feta. Bashkoni të gjithë përbërësit e salcës. Hidhni salcën mbi sallatë dhe përziejeni lehtë. Në fund shtoni makaronat krokante sipër dhe shërbejeni menjëherë.