Bazuar në afatet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thekson se procesi institucional duhet të zhvillohet brenda një periudhe të përcaktuar qartë, duke filluar nga java e parë e gushtit deri në javën e parë të tetorit, kur pritet të përmbyllen konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e presidentit të ri.
Sipas tij, një marrëveshje politike ndërmjet partive është e domosdoshme për të siguruar funksionimin normal të institucioneve dhe për të shmangur bllokadat politike.
Ai shpjegon se pas certifikimit të rezultateve, që mund të ndodhë më 6 korrik, fillon të rrjedhë afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, që sipas tij duhet të përmbyllet deri më 6 gusht. Më pas, aktivizohen afatet e tjera kushtetuese për formimin e Qeverisë dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.
Bugaqku shton se Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se pas konstituimit të Kuvendit fillon afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, çka do të thotë se nga fillimi i gushtit deri në fillim të tetorit duhet të përfundojnë procedurat për krijimin e institucioneve kryesore të vendit.
Ai nënvizon se në kushtet aktuale politike, arritja e një marrëveshjeje është e pashmangshme, pasi numrat parlamentarë kërkojnë kompromis, konsensus dhe bashkëpunim ndërpartiak për të garantuar funksionalitetin e institucioneve shtetërore.
“Nëse me 6 korrik certifikohen nga momentin certifikimit rrjedh afati 30 ditor qe të konstituohet ka kohe deri me 6 gusht të kosntituohet kuvendi. Mandej rrjedhin afatet tjera pe qeverinë dhe presidentin. Gjykata e ka sqaruar se në momentin e konstituimit të Kuvendit duhet te rrjedh agati për zhdehjen e presidentit brenda 60 ditësh andaj unë mendoj se nga 6 gusht deri me 6 tetor besoj që duhet të përfundojnë procedurat sa s përket zgjedhjes se peridentit dhe qeverisë. Marrëveshja domosdoshmëri numrat e tanishëm kërkojnë nevojë për kompromis konsensus dhe bashkëpunim partiak për të gjitha institucionet”, tha Bugqaku për RTV21