Organizatorët e Meksikës dhe Afrika e Jugut do të jetë ndeshja e parë që nis sonte Botërorin 2026 në stadiumin ‘Azteca’ prej orës 21:00. Dy kombëtaret i afrohen ndeshjes me perspektiva të ndryshme, ndërsa përballen me presionet respektive.
Meksika vjen pas një rekordi shumë pozitiv ndeshjesh kohët e fundit, ndërsa Afrika e Jugut kthehet në skenën globale pasi ka humbur tre turne. Vendasit kanë qenë të pamposhtur në 2026, duke korrur rezultate mbreslënëse gjatë përgatitjeve, që kulmojnë me fitoren 5-1 kundër Serbisë. Ata vijnë gjithashtu si kampionë kontinentalë, pasi fituan Ligën e CONCACAF si dhe Kupën e Artë në 2025, duke mposhtur Panamanë dhe SHBA-të në finale.
Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre i cili luajti si futbollist në vitin 1986 kur vendi i tij priti Botërorin, thotë se ‘nuk ka asgjë më të bukur se të debutosh në vendin e lindjes’. ‘Do të luajmë si familje,’-thotë ai. Disa lojtarë të Meksikës janë rikthyer në formë kohët e fundit, duke iu referuar Luis Angel Malagon por edhe Marcelo Ruiz. Vendasit cilësohen favoritë absolutë kundrejt vendit të 60 në renditjen e FIFA-s, por trajneri Aguirre i ka kërkuar lojtarëve të ulin euforinë.
Te Afrika e Jugut mesfushori Teboho Mokoena është përpjekur të kalojë presionin te Meksika, duke deklaruar se ‘ne nuk kemi presion, por organizatorët po’. Trajneri Hugo Broos ndërkohë tha se për Afrikën e Jugut grupi është shumë i vështirë.
Meksika dhe Afrika e Jugut bëjnë pjesë në grupin A të Botërorit ku janë edhe Republika Çeke e Korea e Jugut. Këto dy skuadra do të përballen po sonte me orën lokalë të Meksikës, ndërsa me orën shqiptare është me datë 12 në orën 04:00 të mëngjesit.