Nëntë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën në një valë sulmesh ruse në Ukrainë, gjatë të cilave një monument i rëndësishëm fetar në Kiev u përfshi nga flakët.
Katër persona u vranë në sulmet ndaj Kievit, ndërsa pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit vdiqën duke u përpjekur të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një sulm rus me raketa në qytetin verilindor të Kharkivit, thanë zyrtarët ukrainas.
Katedralja e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, pjesë e kompleksit historik të Lavrës Kiev-Pechersk u dëmtua gjithashtu nga sulmet ruse. Ky kompleks fetar, i shekullit të 11-të konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishme të krishterimit ortodoks dhe një simbol i trashëgimisë kulturore ukrainase.
Ndërkohë, një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Tulës, në jug të Moskës, vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, thanë zyrtarët.
Sulmet lanë më shumë se 140,000 njerëz në kryeqytetin e Ukrainës pa energji elektrike ndërsa bansesa dhe makina shpërthyen në flakë, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
“Ne do të iniciojmë urgjentisht të gjitha procedurat përkatëse brenda UNESCO-s dhe të gjithë mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme dhe adekuate ndaj këtij barbarizmi shtetëror”, tha ministri i punëve të jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha, në një deklaratë për X.
Ndërkohë lideri ukrainas e quajti sulmin të pajustifiueshëm përmes një postimi në platformën X.
“Është e rëndësishme që bota të mos heshtë përballë këtij akti të fundit të barbarisë ruse. Ky sulm ndaj Lavrës është një agresion kundër komunitetit të krishterë dhe trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë apo ndonjë sulm tjetër të ngjashëm rus. Ajo që nevojitet është një bashkëpunim më i madh për të ndaluar luftën e Rusisë dhe një mbrojtje më e fortë për të shpëtuar jetë nga Rusia”, shkroi Zelensky.
Fqinji i Ukrainës, Polonia, tha se avionët e saj luftarakë u ngritën në ajër dhe i vendosën sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore në gatishmëri, në një përgjigje “parandaluese” ndaj sulmeve ruse në Kiev.
Sulmet vijnë përpara një takimi të G7 këtë javë në Francë, ku lufta në Ukrainë është në axhendë.
Të dielën, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensy, tha se kishte folur me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, rreth përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë.
Zelensky: Barbaria ruse në Katerdralen në Kiev, sulm ndaj komunitetit të krishterë! Nuk mund të justifikohet
Pas sulmeve ruse gjatë orëve të natës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në X, ku shprehet se ky nuk ka asnjë justifikim për këtë goditje nga Moska.
“Është e rëndësishme që bota të mos heshtë përballë këtij akti të fundit të barbarisë ruse. Ky sulm ndaj Lavrës është një agresion kundër komunitetit të krishterë dhe trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë apo ndonjë sulm tjetër të ngjashëm rus. Ajo që nevojitet është një bashkëpunim më i madh për të ndaluar luftën e Rusisë dhe një mbrojtje më e fortë për të shpëtuar jetë nga Rusia”, shkroi Zelensky.