11
Auditorët kanë identifikuar parregullsi që kapin vlera prej miliona eurosh, duke filluar nga klasifikimi i gabuar i shpenzimeve, pasuritë e paregjistruara, raportimi jo i saktë i detyrimeve financiare, deri te vonesat e gjata në pagesën e faturave dhe menaxhimi jo i duhur i kontratave publike.
Gjetja më e madhe e raportit lidhet me regjistrimin e shpenzimeve në kategori ekonomike të gabuara.
Sipas ZKA-së, MASHT-i kishte paguar dhe regjistruar 3.28 milionë euro në kategori jo adekuate ekonomike, duke ndikuar drejtpërdrejt në paraqitjen reale të shpenzimeve në pasqyrat financiare.
“Në vitin 2025, MASHT-i ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 3,287,630 euro në kategori ekonomike jo adekuate”, thuhet në raport.
Auditorët vlerësojnë se kjo ka ndodhur si pasojë e planifikimit jo të mirë buxhetor, por edhe për shkak të ekzekutimit të pagesave nga vendimet gjyqësore dhe procedurat përmbarimore.
Sipas raportit, vetëm nga planifikimi jo adekuat buxhetor janë regjistruar rreth 1.47 milion euro shpenzime në kode të gabuara ekonomike.
Një tjetër gjetje e rëndë ka të bëjë me menaxhimin e pasurisë publike. Auditimi ka konstatuar se ministria kishte nënvlerësuar pasuritë e saj për 1.14 milion euro për shkak të mosregjistrimit të tyre në regjistrat përkatës.
“Gjatë auditimit të PFV për vitin 2025, kemi konstatuar që MASHT-i kishte nënvlerësuar pasuritë në vlerë 1,140,570 euro, për shkak të mosregjistrimit të tyre në regjistrat përkatës të pasurisë”, thuhet në raport.
Në mesin e aseteve të paregjistruara përfshihen pajisje laboratorike dhe inventar për shkolla në vlerë mbi 800 mijë euro, automjete zyrtare, smartboardë dhe pajisje të tjera të financuara nga buxheti i shtetit.
Auditimi ka zbuluar gjithashtu se ministria nuk kishte përfunduar procesin e bartjes së pronësisë së disa objekteve shkollore tek komunat, ndonëse ato kishin përfunduar dhe ishin në përdorim.
Sipas auditorëve, objekte në vlerë prej mbi 1.7 milion eurosh vazhdonin të figuronin si investime në vazhdim në regjistrat e ministrisë.
Probleme serioze janë evidentuar edhe në raportimin e detyrimeve financiare. Sipas raportit, detyrimet kontingjente ishin nënvlerësuar për mbi 2.36 milion euro, ndërsa obligimet e papaguara ishin mbivlerësuar për më shumë se 2.12 milion euro.
“Shpalosja jo e plotë dhe jo e saktë e detyrimeve kontingjente dhe obligimeve të papaguara rezulton në mbivlerësimin dhe nënvlerësimin e tyre, duke ndikuar negativisht në besueshmërinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare”.
Raporti nxjerr në pah edhe vonesa të konsiderueshme në pagesën e faturave ndaj operatorëve ekonomikë. Në 15 raste, me vlerë totale prej 380 mijë eurosh, MASHT-inuk kishte kryer pagesat brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Në disa raste, vonesat kishin arritur deri në 11 muaj.
Auditorët paralajmërojnë se vonesa të tilla rrisin rrezikun që ministria të përballet me procese gjyqësore dhe pagesa shtesë nga buxheti i shtetit.
“Vonesat në pagesa ndaj furnitorëve e rrisin rrezikun që ministria të ballafaqohet me padi gjyqësore dhe shpenzime shtesë”, thekson raporti.
Po ashtu, auditimi ka gjetur se në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional janë realizuar pagesa në vlerë prej 225 mijë eurosh pa nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar në dokumentacionin e pranimit të mallrave dhe shërbimeve, duke dobësuar kontrollin e brendshëm financiar.
Në pesë procedura të audituara, auditorët kanë konstatuar gjithashtu se menaxhimi i kontratave nuk ishte bërë përmes platformës elektronike të e-prokurimit, siç kërkohet me legjislacionin në fuqi./gazetametro.net
Miliona euro të shpenzuara e të raportuara gabim, pasuri shtetërore jashtë regjistrave zyrtarë dhe detyrime financiare të paraqitura në mënyrë të pasaktë. Këto janë vetëm disa nga gjetjet kryesore që Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar në Ministrinë e Arsimit për vitin 2025.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nxjerrë në pah një sërë mangësish financiare dhe administrative gjatë vitit 2025, periudhë kur ky institucion drejtohej nga ministrja Arbërie Nagavci.