Lamtumirën Botërorit pas Haitit i dha edhe Turqia në grupin D. Përfaqësuesja e drejtuar nga Montella humbi edhe ndeshjen e dytë, teksa këtë herë u mposht 0-1 nga Paraguaji. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Galarza në minutën e 2, ndërsa amerikano latinët arritën ta ruanin avantazhin edhe pse në fundin e pjesës së parë mbetën me 10 lojtarë. Almiron u bë i pari futbollist në këtë Botëror i cili ndëshkohet me të kuqe, pasi vendosi dorën te goja, duke komunikuar me kundërshtarin.
Sfida tjetër e grupit D mes SHBA-ve dhe Australisë përfundoi 2-0 në favorin e organizatorëve të Botërorit. Fillimisht shifrat u zhbllokuan me 1 autogol, nërsa Freeman dyfishoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar në pjesën e parë. me këtë sukses SHBA-të u bënë përfaqësuesja e dytë që kualifikohet në fazën e 1/16-ve pas Meksikës.