12
28 skuadra kanë siguruar deri më tani kualifikimin për në fazën e 1/16-ta të Botërorit 2026. Nga ndeshjet e fundit në grupe mbeten për t’u përcaktuar edhe vetëm 4 ekipe. Ende pa zbritur në fushë për ndeshjet e treta në grupe janë kualifikuar mes 32 më të mirave edhe Anglia, Gana e Portugalia. Një vend në 1/16 e kanë siguruar pas ndeshjeve të fundit edhe Paraguaji, Senegali Spanja, Kepi i Gjelbër, Belgjika dhe Egjipti.
Pas dy barazimeve në ndeshjet e para Belgjika mund 5-1 Zelandën e Re dhe me 5 pikë u kualifikua si vend i parë në grup. Dy gola i shënoi Trossard por rrugën e rrjetës e gjetën edhe Lukaku, De Bruyne e Salemakers.
Si vend i dytë nga grupi G dhe për herë të parë në histori avancoi edhe Egjipti. Egjipti barazoi 1-1 me Iranin.