Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale në një njoftim ka bërë të ditur se sipas dyshimeve , M.J. dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, përkatësisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Lexo edhe:
Sekuestrohen pesë vetura të ardhura nga Koreja e Jugut në Kosovë, dyshohet për falsifikim dokumentesh
Tejkaloi kolonën në krahun e djathtë dhe më pas lëvizi në trotuar, dyfishim i gjobës për një mërgimtar
Haxhiu pret në takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik
Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të publikohen detaje të tjera.