Tirana ka mundur Partizanin me shifrat 3-1 në një derbi spektakolar që ka dhuruar shumë emocione që nga starti i sfidës e deri në fund.
Ndeshja nisi me gol të shpejtë të bardhebluve, por me Partizanin që u zgjua me kalimin e minutave dhe gjeti barazimin. Rastet nuk munguan edhe në vijim, me Tiranën që rrezikoi disa herë portën e Qirkos ndërsa Aliu dy herë shtyllën e katërkëndorit të Bekajt.
Në fund, bardheblutë gjetën momentin e duhur për të goditur me aksion të Ilevskit, ndërsa kishte kohë edhe për golin e Kish me penallti për të vulosur një sukses 3-1 të bardhebluve.
PARTIZANI-TIRANA 1-3
36′ Himallari / 7′ Xhixha, 79′ Ilievski, 85′ (p) Kish
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Tiranës.
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
89’ Murataj ndëshkohet me të verdhë.
85’ Meta merr vendin e Krymit në radhët e Tiranës. Murataj dhe Bintsuka aktivizohen në vend të Ismailit dhe Ogunleje te Partizani.
85’ GOOOL TIRANA! Shënon Kish me penallti. (VIDEO)
83’ Berisha pason për Hazrollajn nga e djathta, Janjeva ndërhyn dhe rrëzon në zonë sulmuesin e Tiranës, me Xhajën i cili menjëherë bën shenjë nga pika e penalltisë. (VIDEO)
79’ GOOOL TIRANA! Kombinim Ilievski-Kish-Ilievski me anësorin e Tiranës i cili shfaqet par Qirkos dhe e mposht me një gjuajte të fortë. (VIDEO)
76’ Berisha bën gjithçka vetë me një inkursion deri pranë zonës ku gjuan, duke mos shenjëstruar siç duhet portën e Qirkos. (VIDEO)
74’ Hazrollaj përsëri hyn në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij është qendrore e nuk shqetëson shumë Qirkon.
71’ Aliu dhe Skuka dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Doumbia dhe Këkos. Ndërsa Xhixha largohet për t’i bërë vend Berishës.
66’ Skuka shkëputet në të djathtën në një kundërsulm të shpejtë, pason në qendër ku vjen Hjumën i cili gabon gjithçka me gjuajtjen e tij jashtë. (VIDEO)
62’ Kish merr vendin e Dacit në radhët e Tiranës.
60’ Fadairo merr vendin e Himallarit në radhët e Partizanit.
56’ Mija ndëshkohet me karton të verdhë.
52’ Përgjigjet nga ana tjetër Partizani me Aliun i cili gjuan duke goditur përsëri shtyllën e portës bardheblu. (VIDEO)
51’ Ndong nga e majta harkon në zonë ku Daci me kokë gjuan por kalon topin pak mbi traversë. (VIDEO)
49’ Topi shkon në të djathtën te Hazrollaj i cili tenton shtyllën e largët, por sfera përfundon jashtë ngjitur me katërkëndorin. (VIDEO)
46’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Tirana me Hazrollajn i cili në të djathtën ndalet nga Qirko. (VIDEO)
46’ Alvarez dhe Kollej hyjnë në fushë në vend të Vitijës dhe Qerimajt në radhët e Tiranës në startin e pjesës së dytë.
45’+1’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë.
45’ Jepet një minutë shtesë.
45’ Mysloviç ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Himallarit. (VIDEO)
43’ Ilievski nga e djathta arrin pranë zonës dhe gjuan pa iu afruar portës së Qirkos. (VIDEO)
42’ Pas një goditje nga këndi, Staniç devijon sferën që nuk gjen portën e të kuqve. (VIDEO)
36’ GOOOL PARTIZANI! Skuka shmang Vitijën në të djathtën dhe pasi shfaqet para Bekajt, pason te Himallari i cili nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)
32’ Skuka pason në të majtën për Aliun i cili tenton menjëherë portën, i bllokuar nga mbrojtja e bardhebluve.
28’ Vitija është i ndëshkuari i parë me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Skukës.
23’ Skuka fiton topin para zonës kundërshtare dhe gjuan menjëherë, por shumë lehtë për të shqetësuar Bekajn. (VIDEO)
21’ Marku tenton të harkojë nga e djathta, topi i harkuar prej tij shkon direkt në fundore.
20’ Himallari tenton vetë nga e djathta me një gjuajtje të guximshme që nuk i afrohet portës.
17’ Ndong del në sulm në të majtën, pason në qendër ku Hazrollaj vjen me shpejtësi dhe gjuan, pa shënjestrën e duhur për të shqetësuar Qirkon.
15’ Shtylla shpëton bardheblutë nga një gjuajtje e Aliut nga e majta, më pas Himallari gjen përgjigjen e Bekajt. (VIDEO)
13’ Top në thellësi për Hjumën, Bekaj del dhe mbërthen sferën.
11’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Xhixha i cili gjuan me kokë pa gjetur portën e të kuqve. (VIDEO)
7’ GOOOL TIRANA! Xhixha merr topin dhe gjuan nga distanca, sfera përfundon në rrjetë. (VIDEO)
7’ Mysloviç gjuan nga distanca, sfera nuk gjen portën e të kuqve.
2’ Goditje dënimi për Tiranën, topi shkon te Ilievski i cili gjuan pa gjetur portën. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Mija, Himallari, Ismaili, Hjumën, Ogunleje, Aliu, Skuka.
Trajner: Florin Bratu
TIRANA: Bekaj, Ndong, Ilievski, Staniç, Vitija, Qerimaj, Krymi, Mysloviç, Daci, Hazrollaj, Xhixha.
Trajner: Dean Klafuriç
GJYQTAR: Juxhin Xhaja