Dritë në fund të tunelit për Vllazninë. Trajneri i ri Çaba Laszlo, ka debutuar me fitoren 1 me 0 ndaj Dinamos, në duelin që u vendos nga supergoli i Muratajt në pjesë të parë.
Ky ishte triumfi i parë për shkodranët në këtë sezon, teksa erdhi në javën e gjashtë të kampionatit. Tani kuqeblutë mund të marrin frymë thellë pas momentit të vështirë.
Ndërkohë në krahun tjetër për Dinamon ishte disfata e dytë në 6 javë. Sfidën e radhës Vllaznia do e luajë në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa Dinamo pret Teutën.
FT VLLAZNIA-DINAMO 1-0
Murataj 31′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+3′ Protestojnë te Dinamo kryeqytetasit kërkojnë penallti, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Koçi. (VIDEO)
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
85′ Vllaznia menaxhon mjaft mirë avantazhin, duke mos lejuar Dinamon të depërtojë.
80′ Zëvendësim i fundit te Dinamo, largohet Ismaili, vendin e tij e merr Nani.
79′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Murataj, vendin e tij e merr Ara.
74′ Tre zëvendësime te Dinamo, largohen Berisha, Silva dhe Vila në fushë Qardaku, Mustafa dhe Ferruku.
69′ Pranë golit Dinamo me Malomon, tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)
67′ Obina ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Qefalias.
65′ Dinamo hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.
61′ Dy zëvendësime te Vllaznia, largohen Qato dhe Uldedaj, në lojë Tunkara dhe Obina.
60′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Metaj në vendin e tij Manellari.
56′ Ruben Silva provon me një kthesë brenda zonës, topi shkon mbi traun e portës. (VIDEO)
50′ Pranë golit të dytë Vllaznia, Qato provon nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Teqja. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.
Mbyllet pjesa e parë!
31′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Fantastik Edon Murataj, i cili zhbllokon sfidën me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, topi përplaset në shtyllë dhe shkon në rrjet. (VIDEO)
28′ Vllaznia “flirton” me golin e avantazhit. Murataj shërben bukur për Balajn, që gjuan në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)
25′ Vllaznia tenton të rrezikojë me një kundërsulm. Qato shërben për Balajn, por ky i fundit nuk e zgjidh siç duhet situatën.
8′ Duel i luftuar në mesfushë, por mungojnë tentativat në portat respektive.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Jukaj; Avduli, Musta, Gurishta, Bardhi; Mehmeti, Dros, Qato, Uldedaj, Balaj, Murataj
Trajner: Çaba Laszlo
DINAMO: Teqja, Ismaili, Aliji, Alhasan, Lorran, Qefalija, Meta, Vila, Malomo, Berisha, Silva-Riçards.
Trajner: Ilir Daja