Bylisi ka regjistruar një tjetër barazim, këtë herë në transfertë ndaj Korabit në Peshkopi. Ballshiotët, ashtu si në sfi dën me Kukësin, zhvilluan një ndeshje të mirë dhe krijuan raste të shumta, por shpërdoruan mundësi fl agrante për shënim.
Shansin më të mirë për të marrë tri pikët e humbën me anë të Lopezit, i cili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, skuadra mallakastriote e ka lënë pas këtë rezultat dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Pogradecit, që do të luhet këtë fundjavë në Ballsh. Një përballje e fortë mes dy rivalëve që synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore, ku Bylisi kërkon me çdo kusht rikthimin te fitorja.
Fakti që luajnë në fushën e tyre u jep ballshiotëve një motiv më shumë për të synuar maksimumin e pikëve. Kalendari i javëve të fundit ka qenë i vështirë, ndaj skuadra e Arlindo Rustemit kërkon të përfi tojë nga ndeshjet në shtëpi për të mos humbur kontaktin me kreun.
Një lajm pozitiv për stafi n teknik është rikthimi i disa futbollistëve në dispozicion. Në ndeshjen ndaj Korabit u panë me skuadrën Pedro, Bruno dhe Gabi, ndërsa pritet të rikuperohet edhe sulmuesi Peter, i cili mungoi në Peshkopi.
Prania e tyre rrit alternativat dhe konkurrencën brenda grupit. Bylisi ka regjistruar deri tani katër barazime, ndaj Sopotit, Besëlidhjes, Ilirisë dhe Korabit, si dhe dy fi tore, kundër Orikut dhe Kukësit. Pavarësisht pikëve të lëna, skuadra ka treguar rritje nga java në javë dhe synon ta konfi rmojë këtë përmirësim në sfi dën me pogradecarët.
Trajneri Arlind Rustemi dhe stafi i tij do të shfrytëzojnë seancat e fundit stërvitore dhe ndeshjen e kontrollit për të përcaktuar formacionin që do të zbresë në fushë. Përballja pritet të jetë e luftuar, ndërsa interesimi i tifozëve mallakastriotë për këtë duel të rëndësishëm pritet të jetë i madh.