Vendasit konsideroheshin super favoritë, por Egnatia i shkoi pranë një fitoreje të madhe në Danimarkë kundër Aarhus. Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 në transfertë, por e nisën mjaft mirë pasi vendasit u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 3, pasi Kahl ndërhyri gabimisht.
Egnatia shfrytëzoi momentin .pozitiv dhe pa kaluar shumë arriti të kalonte në avantazh me Ildi Grudën, i cili dha përshtypjen se ishte një natë magjike për shqiptarët
Megjithatë pas realizimit të golit Egnatia uli ritmin dhe nuk arriti ta mbronte rezultatin. Kjo sepse me të nisur pjesa e dytë danezët barazuan me Bogere edhe pse ishin me 10 lojtarë. Pas barazimit Egnatia tentoi të dilte me 3 pikë, por e pati të vështirë të ndëshkonte për herë të dytë Aarhus.
Gjithsesi rezultati 1-1 konsiderohet pozitiv për të besuarit e Nevil Dedës të cilët u ngjitën në kuotën e 2 pikëve pas 2 ndeshjeve të para, pasi një javë më parë barazuan kundër Midtjyland në ‘Elbasan Arena’. Aktualisht Egnatia mban vendin e 20 dhe nëse sot do të mbyllej faza e grupit në Conference League do të ishte e kualifikuar në ‘play-off’.
Shënoi kundër Aarhus, Gruda: Erdhën në Danimarkë për fitore! Sota: Mënyra si shkoi ndeshja na mërziti pak
Një karton i kuq për danezët krijoi iluzionin se Egnatia mund të fitonte ndeshjen tepër të vështirë kundër Aarhus në Danimarkë. Gjithsesi në fund të sfidës së Conference League kampionët e Shqipërisë ndanë pikët me kundërshtarin. Mbrojtësi Elion Sota thotë se për mënyrën se si shkoi ndeshja janë pak të pakënaqur, pasi mund të kishin marrë 3 pikët.
“Ndeshja nuk shkoi keq edhe pse mund të bënim më mirë sepse kishim rastet tona. 1 pikë mjafton dhe jemi të kënaqur. U mërzitët që nuk fituat? Ne këtu erdhëm për fitore, por 1 pikë do ta pranonim të na e siguronin para ndeshjes,”-u shpreh Ildi Gruda, futbollist i Egnatias.
“Luajtëm në transfertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë që vitin e kaluar ka dalë kampion në Danimarkë. Kampionati danez ka shumë nivel. Para ndeshjes do ishim të kënaqur, por mënyra si shkoi ndeshje e pashë tek djemtë, por edhe tek vetja që u mërzitëm pak,”-tha Eljon Sota, futbollist i Egnatias.