Medon Berisha vijon përgatitjet me Leçen në prag të përballjes të së dielës në mbrëmje kundër Juventusit. Mesfushori shqiptar nuk është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore, teksa ka zhvilluar një program të personalizuar në qendrën sportive në Martignano.
Skuadra e drejtuar nga Eusebio Di Françesko zhvilloi një seancë të karakterizuar nga shiu ditën e djeshme, me punë force në palestër dhe në fushë, përpara se të kalonte te ndeshjet me tematikë të veçantë. Ndërkohë, përveç Berishës, në qendrën stërvitore kanë qenë të angazhuar me terapi edhe Kulibali dhe Iliç.
Mbetet për t’u parë nëse Berisha do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje të plotë me grupin përpara sfidës me Juventusin edhe pse duket si diçka e vështirë, deri në kufijtë e së pamundurës, duke marrë parasysh faktin se mungon prej një kohe relativisht të gjatë. Leçe do të vijojë përgatitjet të enjten pasdite, sërish në Martignano.