Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Altin Kurti mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit VIII-të të Forcës Detare, në misionin e NATO-s “AEGEAN SEA”, në Detin Egje .
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu, komandanti i Forcës Detare, nënadmiral Adnand Agastra, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, drejtorë drejtorish në SHP, familjarë e të ftuar.
Gjeneral brigade Kurti në përshëndetjen e tij drejtuar trupave, e konsideroi këtë ditë një ditë të veçantë dhe moment krenarie e përgjegjësie. “ Që nga dita kur ju u betuat për ti shërbyer Atdheut , Forcave Detare, u bëtë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, dhe tani ndërsa përgatiteni për të nisur këtë mision, ju mbani peshën e plotë të atij premtimi. Secili prej jush është stërvitur për këtë moment, secili prej jush mban peshën e betimit, ekuipazhit dhe vendit tuaj”, u shpreh ndër të tjera gjeneral brigade Kurti.
Gjeneral brigade Kurti adresoi një falënderim të veçantë edhe në emër të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjenerallejtënant Arben Kingji, ku vlerësojnë maksimalisht pjesëmarrjen dhe angazhimin e trupave në këtë mision.
Duke përfunduar, gjeneral brigade Kurti, pasi ju uroi kthim të sigurt, det të qetë dhe erëra të mbara, u shpreh se: ”Mbani mënd kush jeni, mbani mënd se kë përfaqësoni, dhe mbani mënd se sado larg të lundroni, forca e plotë e vendit lundron me ju. Kryeni misionin tuaj me nder dhe kthehuni duke ditur se keni bërë atë që pak kush mund ta bëjë…”.
Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me dijeninë e Ministrisë së Bujqësisë
Kontigjenti i VIII i Forcës Detare është përshëndetur dhe nga komandanti i Forcës Detare, nënadmiral Adnand Agastra, i cili pasi vlerësoi profesionalizmin e efektivëve theksoi se FD po transformohet për të përmirësuar operacionet dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere të Aleancës.” Përvec pjesëmarrjes në operacionet e “SEA GUARDIAN”, “FOCOPS”, ne po përgatitemi të gjerojmë angazhimin tonë në rajonin e Detit të Zi dhe të ASPIDES, opsion i BE në Detin e Kuq, duke demonstruar përkushtimin tonë për të shërbyer si një partner i besueshëm në arkitekturën globale të sigurisë.”