Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) mban konferencën “Fuqizimi i Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë.” (Hotel “Emerald,” Prishtinë, ora 08:30)
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përurojnë urën në Rogovë të Hasit. (Rogovë e Hasit, ora 09:00)
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Projektin Roma Integration III të Këshillit Evropës, mban konferencën “Avancimi e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian-arritjet dhe sfidat”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30).
Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës me pikën e rendit të ditës propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. (Salla e mbledhjeve, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
Mbahet dita e dytë e Panairit Mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor. (Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet konferenca “Vajzat në Teknologji”, e organizuar Foundation House për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji. (RIT Kosovo, kampi i AUK, Prishtinë, ora 10:00)
Drejtoria e Shëndetësisë e Kryeqytetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) inaugurojnë Dhomën për edukim dhe promovim shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë, ora 10:45 – 12:30)
Zyra e BE-së në Kosovë dhe WeBalkans organizojnë nisjen e konkursit rajonal për fotografi rinore “Përgatitu. Gati. Evropa jonë!” Merr pjesë shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Aivo Orav. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 11:00)
Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Folklorit, organizon tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: vlerat e kulturës jo-materiale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 11:00)
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë dhe Fakultetit Filozofik të UP për projekte e aktivitete të përbashkëta në vazhdim në çdo aspekt të punës me librin. (Fakulteti Filozofik UP, Prishtinë, ora 12.00)
Mbahet ngjarja e sigurisë kibernetike “SHEcurity conference and hackathon 2025” – për shënimin e Ditës ndërkombëtare të vajzave në ICT. (Holli i Fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës, ora 13:30 – 17:00)
Në kuadër të Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë promovojnë revistën e përbashkët “Arkivat Shqiptare”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 14:00)
Evolution Dance në bashkëpunim me Kosova Girl Travel organizojnë me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit dhe Ditës Botërore të Tokës program kulturor dhe edukativ për fëmijë. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 18:00)
Fondacioni Hajde prezanton “Grand Artist Studios”. (Hotel “Grand”, Prishtinë, kati i gjashtë, ora 19:00)