Armando Sadiku ka varur këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku komunikon vendimin e vështirë të karrierës.
“Faleminderit, futboll. Do të më mungosh”, shkruan Sadiku, i cili në video ka përfshirë momente të rëndësishme që kanë lënë gjurmë.
Pas mbylljes së aventurës në fushën e blertë, ish-sulmuesi do të marrë detyrën e drejtorit sportiv te klubi zviceran i Bellinzonës.
Te Kombëtarja është edhe një nga golashënuesit më të mirë në histori. Në karrierën e tij luajti 38 ndeshje dhe shënoi 12 gola, duke pasur një mesatare më të mirë krahasuar me të tjerët.
Sadiku kujtohet edhe për një gol historik të Shqipërisë në Europian. Ishte viti 2016, kur i dha fitoren Kombëtares kundër Rumanisë.
Gjatë karrierës së tij, Sadiku u aktivizua me disa skuadra shqiptare dhe të huaja. Pas eksperiencave me Gramozin dhe Elbasanin, ai luajti në kampionate si ato të Zvicrës, Polonisë, Turqisë, Spanjës, Bolivisë dhe Indisë, duke ndërtuar një profil ndërkombëtar.