Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se deputetët e saj sot në ora 11:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese refuzimin e formimit të komisionit të fshehtë dhe vendimet tjera në vazhdimet e seancës konstituive.
“Më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025””, thuhet në njoftim.
Kjo ishte paralajmëruar nga deputetja Time Kadrijaj edhe pas dështimit të seancës së fundit.
Kuvendi as në seancën e vazhduar dje për të 14-tën herë nuk ka arritur të konstituohet. /Reporteri.net