Tashmë që numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, beteja po vijon mes kandidatëve në listën e hapur. Në të gjithë vendin po numërohen votat preferenciale për kandidatët. Ata që janë në listën e mbyllur janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, e cila do të dërgojë deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur.
Tirana
Karrige sigurojnë 5 kandidatët burra më të votuar, duke nisur nga Blendi Gonxhja me 8085, ministri Ervin Hoxha me 4317 vota, Fatmir Xhafaj me 3803 vota, Erion Braçe me 3753 vota, Ornaldo Rakipi me 2807 vota. Ndërkohë, nga lufta mes grave, Antonela Dedej me 1976 vota dhe Anila Denaj me 1403 vota kanë më shumë shanse për t’u futur në Kuvend.
Sa i takon koalicionit të Sali Berishës, i cili deri më tani ka vetëm 13 mandate, sipas llogarive i bie që nga lista e hapur e Tiranës të futet në Kuvend vetëm kandidati që ka marrë më shumë vota dhe ai deri më tani është mjeku Ilir Alimehmeti me 4287 vota. Votat preferenciale mund të lëvizin, pasi ende po numërohen, por në Tiranë mbesin jashtë figura si Jorida Tabaku, e cila deri më tani rezulton e dyta më e votuar me 4079 vota, jashtë rrezikon të mbetet edhe Ilir Meta me vetëm 1535 vota, i cili garon nga qelia.
Në rastin më të keq, edhe nëse dy kandidatët e PL në listën e sigurt, Tedi Blushi ose Erisa Xhixho do digjnin mandatin e tyre për ta sakrifikuar për Ilir Metën, sërish ky i fundit nuk do të futej në Kuvend, pasi do duhet të jetë i 14 më i votuari në këtë qark.
PS në qarqet e tjera
Në Shkodër kryeson Edona Bilali me 6296 vota, në Lezhë Pranvera Skana me 3768 vota, në Kukës Alban Zeneli me 4207, në Korçë Ilirian Pendavinji me 7086 vota, Tërmet Peçi me 9468 vota në Gjirokastër, Klevis Jahaj në Fier me 10 483 vota, Sara Mila në Elbasan me 10693 vota, Arkend Balla me 9215 në Durrës, Agron Malaj në Dibër me 12492 vota dhe Hysen Buzali në Berat me 8189 vota. Në Vlorë më i votuari nga PS është Damian Gjiknuri me 10 031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota dhe Ardit Bido me 7360 vota.
PD dhe aleatët në qarqet e tjera
Ndërkohë sa i takon PD dhe aleatëve, në Vlorë më i votuari rezulon Petraq Gjikuria me 3533 vota, në Shkodër Bardh Spahia me 7011 vota, në Lezhë me i votuari rezulton ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 4318 vota, në Kukës Shkëlqim Shehu me 7493 vota, në Korçë Jorida Mazelliu me 4356, në Gjirokastër Alma Kore me 3569 vota, në Fier Gentian Çela me 5196 vota, në Elbasan Qani Xhafa me 3767 vota. Ndërkohë në Durrës me i votuari rezulton ish-prokurori Arjan Ndoj me 4622 vota, në Dibër Përparim Spahiu me 5346 vota dhe në Berat Parid Mahmutaj me 7133 vota.
Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet.
Dibra/ Ish-kryebashkiaku Agron Malaj del deputet i PS me 12 mijë vota! Berisha vetëm 2 ligjvënës nga lista e sigurt
Në Qarkun e Dibrës, Partia Socialiste mori 3 mandate duke përmbysur rezultatin dhe la koalicionin e Sali Berishës me vetëm 2 mandate. Kështu, PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur që janë Blendi Klosi dhe Alma Selami, ndërsa nga votat preferenciale futet në Kuvend ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Ky i fundit ka rezultuar më i votuari me 12 492 vota.
PD merr në Dibër vetëm dy deputetë nga lista e sigurt, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ndërkohë, mbetet jashtë Përparim Spahiu me 5346 vota dhe i ish-gjenerali që ka firmosur finalizimin e tjetërsimit të pronave të Kompleksit Partizani Xhemal Gjunkshi me 4586 vota.
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj (lista e hapur)
Deputetët e PD në qarkun e Dibrës
Xhelal Mziu
Denisa Vata
Kukës/ Kush janë dy deputetët që futen në Kuvend nga koalicioni i Berishës! PS me një mandat nxjerr deputet Eduard Shalsin
Shkëlqim Shehu dhe Eduard Shalsi
Qarku i Kukësit është ndarë në rezultatin 2 me 1 për PD-ASHM edhe pse Berisha pësoi një rënie me 9.2% në këtë qark. PS nxjerr nga ky qark vetëm deputetin e listës së mbyllur Eduard Shalsi, i cili është edhe drejtuesi politik i këtij qarku. Mbetet jashtë ish-deputeti i PD, Alban Zeneli që iu bahsku Edi Ramës, ndonëse rezulton më i votuari në këtë qark, por PS arriti të siguronte në total vetëm një mandat.
PD-ASHM ndërkohë nxjerr një deputet nga lista e hapur dhe një nga lista e mbyllur. Flamur Hoxha del automatikisht deputet për shkak se renditet në listë të mbyllur, ndërkohë nga lista e hapur e PD-ASHM del deputet Shkëlqim Shehu me 7493. Mbetet jashtë Isuf Çelaj me 7060 vota.
Deputeti i PS nga qarku Kukës
Eduard Shalsi (lista e hapur)
Deputetët e PD nga qarku Kukës
Flamur Hoxha (lista e mbyllur)
Shkëlqim Shehu (lista e hapur)
Gjirokastër/ Kush janë deputetët që futen në Kuvend nga PS, Tërmet Peçi më i votuari! PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur
Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu
Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur. Dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota. Do numërohen edhe votat e diasporës, por në këtë qark vota preferenciale nuk pritet të ketë ndikim në renditjen e kandidatëve të PS.
Deputetët e PS për qarkun Gjirokastër
Mirela Kumbaro (lista e mbyllur)
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
PD dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.
Deputeti i PD-ASHM për qarkun Gjirokastër
Tritan Shehu
Vlora/ Kush janë kandidatët e PS që futen në Kuvend, Gjiknuri mbledh 10 mijë vota! Berishës i digjet edhe një nga lista e sigurt
Damian Gjiknuri
Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua). I pari më i votuari është Damian Gjiknuri me 10.031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota. I treti më i votuari në këtë qark është edhe Ardit Biodo, një prej figurave më të spikatura që Rama përzgjodhi si kandidat për deputet, i cili ka arritur që të sigurojë mandat edhe pse ishte në listë të hapur. Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.
Deputetët e PS për Qarkun Vlorë
Damian Gjiknuri 10.031 vota
Vullnet Sinaj 8757 vota
Ardit Bido 7360 vota
Bruna Mersini 4892 vota
Vasil Llajo 4894 vota
Ndërkohë, koalicioni i Sali Berishës në qarkun e Vlorës nuk merr asnjë deputet nga lista e hapur, pasi ka mbetur me vetëm 3 mandate. Kështu, Berishës i digjet edhe një prej deputetëve të listës së sigurt Artird Hoxha. Në Kuvend nga PD futen vetëm 3 deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PD-ASHM në Vlorë (lista e mbyllur)
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Vangjel Dule–aleat nga PBDNJ