Mes tyre do të jenë kryeministri britanik Keir Starmer, i cili mbërriti një ditë më parë në kuadër të vizitës zyrtare, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i NATO-s Mark Rutte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Mikpritësi i Samitit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë për shtyp të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij nga Danimarka, Mette Frederiksen, vendi ku do të mbahet samiti i radhës.
 

Diskutimet e samitit do të strukturohen në tryeza të larta tematike:

Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar çështje të rëndësishme si mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së përbashkët evropiane.

Tryeza e dytë do të trajtojë forcimin e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike për mbrojtjen e zinxhirëve kritikë të furnizimit dhe balancimin e objektivave klimatike me fuqinë industriale.

Sesioni i tretë do të fokusohet në dinamikat komplekse të migracionit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve, në një epokë të shënuar nga inteligjenca artificiale dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike.

Komuniteti Politik Evropian është një nismë e propozuar për herë të parë nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian më 9 maj 2022, me qëllim nxitjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit për çështje të interesit të përbashkët, si dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies në kontinentin evropian.

Mbajtja e Samitit përfaqëson një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për rajonin në tërësi. Samiti i Tiranës zhvillohet gjithashtu në një moment vendimtar për Evropën, teksa kontinenti përballet me tensione në rritje në nivel global. Kërcënimet hibride, vështirësitë ekonomike dhe fragmentimi teknologjik po vënë në provë qëndrueshmërinë demokratike dhe nënvizojnë nevojën urgjente për një përgjigje më të koordinuar dhe të bashkuar evropiane.

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT
10:00 – Mbërritje
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministren e Danimarkës (pritesi i radhës)
 
Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:
1.       Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian
2.       Robert Abela, kryeministri i Maltës
3.       Albert II, princ i Monakos
4.       Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit
5.       Luca Beccari, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Telekomunikacionit të San Marinos
6.       Alain Berset, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës
7.       Ilie Bolojan, Presidenti i Përkohshëm i Rumanisë
8.       Nikos Christodoulides, president i Qipros
9.       Zeljka Cvijanovic, kryetare e presidencës së Boshnjes dhe Hercegovinës
10.    Bart De Wever, Kryeministri i Belgjikës
11.    Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqisë
12.    Xavier Espot Zamora, kryeministër i Andorës
13.    Petr Fiala, kryeministër i Republikës Çeke
14.    Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë
15.    Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës
16.    Luc Frieden, kryeministri i Luksemburgut
17.    Kristrún Mjöll Frostadóttir, kryeministre e Islandës
18.    Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë
19.    Robert Golob, kryeministri i Sllovenisë
20.    Brigitte Haas , kryeministre e Lihtenshtajnit
21.    Rosen Zhelyazkov, kryeministri i Bullgarisë
22.    Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian
23.    Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane
24.    Irakli Kobakhidze, kryeministri i Gjeorgjisë
25.    Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë
26.    Emmanuel Macron, presidenti i Francës
27.    Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë
28.    Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë
29.    Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian
30.    Kristen Michal, kryeministër i Estonisë
31.    Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
32.    Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi
33.    Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë
34.    Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës
35.    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës
36.    Gintautas Paluckas, kryeministër i Lituanisë
37.    Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë
38.    Andrej Plenković, kryeministër i Kroacisë
39.    Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO
40.    Maia Sandu, presidente e Moldavisë
41.    Dick Schoof, kryeministër i Holandës
42.    Evika Siliņa, kryeministre e Letonisë
43.    Feridun Sinirlioglu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së
44.    Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
45.    Christian Stocker, kancelari i Austrisë
46.    Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës
47.    Konstantinos Tassoulas, president i Greqisë
48.    Donald Tusk, kryeministër i Polonisë
49.    Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian
50.    Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë
51.    Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës
 

Nga Meloni, Macron, Merz, Starmer, Zelensky te kreu i NATO-s/ Kush janë liderët që marrin pjesë në samitin që mbahet në Tiranë

 

47 liderët e vendeve evropiane si dhe drejtues të institucioneve të larta do të marrin pjesë sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që pritet të nisë në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”.

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Tiranë një ditë më parë, ku edhe zhvilloi një vizitë zyrtare, e para e një lideri britanik në vendin tonë. Disa liderë mbërritën gjithashtu dje. Ndërkohë, sot mbërrijnë edhe të tjerët. Pak më parë kryeministri Rama priti edhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:
    1.   San Marino – Luca Beccari (Ministër i Jashtëm)
2.    Moldavia –Maia Sandu (Kryeministër)
3.    Holanda – Dick Schoof (Kryeministër)
4.    Islanda – Kristrún Mjöll Frostadóttir (Kryeministër)
5.    Spanja – Pedro Sánchez (Kryeministër)
6.    Andorra – Xavier Espot Zamora (Kryeministër)
7.    Armeni – Nikol Pashinyan (Kryeministër)
8.    Austria – Christian Stocker (Kancelar)
9.    BE  Kaja Kallas (Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme)
10.    Belgjika – Bart De Wever (Kryeministër)
11.    Bullgaria – Rosen Zhelyazkov (Kryeministër)
12.    Bjellorusia – nuk përfaqësohet zakonisht në EPC, ndoshta përmes opozitës
13.    Këshilli i Evropës – Alain Berset (Sekretari i Përgjithshëm)
14.    OSBE – Feridun Sinirlioğlu (Sekretare e Përgjithshme)
15.    Estonia – Kristen Michal (Kryeministër)
16.    Finlanda – Petteri Orpo (Kryeministër)
17.    Gjeorgjia – Irakli Kobakhidze (Kryeministër)
18.    Letonia – Evika Siliņa (Kryeministre)
19.    Lihtenshtajni – Brigitte Haas (Kryeministër)
20.    Luksemburgu – Luc Frieden (Kryeministër)
21.    Malta – Robert Abela (Kryeministër)
22.    Hungaria – Viktor Orbán (Kryeministër)
23.    Polonia – Donald Tusk (Kryeministër)
24.    Danimarka – Mette Frederiksen (Kryeministre)
25.    NATO – Mark Rutte (Sekretar i Përgjithshëm)
26.    Sllovakia – Robert Fico (Kryeministër)
27.    UK – Keir Starmer (Kryeministër)
28.    Azerbajxhani – Ilham Aliyev (President)
29.    Greqia – Konstantinos Tassoulas (Presidenti)
30.    Bosnja & Hercegovina – Zeljka Cvijanoviç (Presidente)
31.    Qipro – Nikos Christodoulides (President)
32.    Lituania – Gintautas Paluckas (Kryeministre)
33.    Norvegjia – Jonas Gahr Store (Kryeministër)
34.    Suedia – Ulf Kristersson (Kryeministër)
35.    Kosova – Vjosa Omsnai (Presidente)
36.    Maqedonia e Veriut –Hristijan Mickoski (Kryeministër)
37.    Mali i Zi – Jakov Milatović (Kryeministër)
38.    Rumania –Ilie Bolojan (Presidenti)
39.    Serbia – Aleksandar Vuçiç (President)
40.    Zvicra – Keller-Sutter Karin (Presidenti e Konfederatës)
41.    Gjermania –Friedrich Merz (Kancelar)
42.    Presidentja e Parlamentit BE – Roberta Metsola
43.    Princi i Monakos – Albert II
44.    Çekia – Petr Fiala (Kryeministër)
45.    Sllovenia – Robert Golob (Kryeministër)
46.    Kroacia – Andrej Plenković (Kryeministër)
47.    Ukraina – Volodymyr Zelenskyy (President)
48.    Presidentja e Komisionit BE – Ursula von der Leyen
49.    Presidenti i Këshillit Evropian – António Costa
50.    Turqia – Recep Tayyip Erdoğan (President)
51     Italia Giorgia Meloni (Kryeministre)
52.    France, Emmanuel Macron (President)
 
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama pret në kryeministri kreun e NATO-s Mark Rutte
 
 
 

Kryeministri Edi Rama ka pritur kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Teksa ka ndarë momentin kur shefi i NATO-s mbërrin në kryeministri, Rama shprehet se ishte kënaqësi të priste Rutten, me të cilin kanë biseduar për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, kontributin e vendit si edhe sigurinë në rajon.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.

 

Samiti në Tiranë, Rama ndan pamjet nga ‘Shtëpia e Evropës’: Do të mbajë sytë e gjithë bota

1747375977_sheshiskenderbej.JPG

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga “Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej, ku do të presë 47 liderët evropianë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Mirëmëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.