Nga 1 Qershori nis zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Rama, i cili informon se kryeministrja Meloni, të cilën e konsideron si motër i solli dokumentin final të procesit ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë gjatë vizitës në Tiranë ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.
Marrëveshja me Italinë, e cila hyri në fuqi në muajin Mars, garanton të drejtat për pensionet e rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianëve.
Sipas dokumentit gati 20 për qind e personave 67 vjeç, të cilët nuk janë trajtuar deri më tani me pension do të mund të përfitojnë të ardhura deri në 400 Euro në muaj.
Një qytetar shqiptarë që ka në total 27 vite pune, nga të cilat 14 vite në Itali dhe 13 në Shqipëri do të marrë pension në Itali për 14 vite dhe në Shqipëri për 13 vite.
Marrëveshja ju jep mundësi emigrantëve që të përfitojnë edhe nga skema të tjera siç janë: pensionet e invaliditetit; pensionet familjare; pagesa e papunësisë; nga sëmundjet si edhe nga barrëlindja.
Nga viti 2005 e
Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një ë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave; me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.
Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave.
Vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave.
Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptarë është ai me Greqinë.
Tv Klan