Mënyra e përgatitjes
Lajmë kungujt dhe i presim për së gjati në mes.
Me një lugë heqim tulin nga brenda.
Vendosim ujë me kripë të ziejë dhe kur fillon të vlojë, shtojmë gjysmat e kungullit dhe i lëmë për 10 minuta të ziejnë.
Ndërkohë, kaurdisim qepën dhe hudhrën të grira imët, më pas shtojmë mishin e pulës të grirë më parë dhe tulin e kungullit.
Shtojmë një filxhan ujë dhe e lëmë në zjarr të fortë për 10 minuta.
Më pas shtojmë salcën e domates, domatet qershi të ndara në katër, verën, koprën e grirë, kripë dhe piper sipas shijes.
E ziejmë salcën edhe për 10-12 minuta të tjera derisa të trashet.
Kungujt e zier vendosen në një tavë të shtruar me letër pjekjeje të lyer me pak vaj.
I mbushim me përzierjen e mishit, sipër hedhim pak parmixhan dhe më pas mozzarella.
Vendosim tavën në furrë për 15 minuta në 180°C me ventilim.
Shërbehen të ngrohtë ose të ftohtë, mundësisht me një krem kosi me hudhër.
Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
* 2 kunguj (ose kungulleshka të njoma)
* 6-8 copa të vogla fileto pule (pjesa e butë e gjoksit)
* 1 lugë salcë domatesh
* 2 lugë verë e kuqe
* 1 thelb hudhër
* 6 domate qershi
* tul kungulli (nga brenda)
* 2 qepë të njoma
* 1 top mozzarella
* 1 lugë parmixhan i grirë hollë
* kripë
* piper
* kopër
* vaj