Por në fakt, për ta trajtuar si një shuplakë këtë raport, media e familjes Berisha është ka fshehur nga lajmi i saj fjalën e raportuesit Andreas Schieder i cili vlerëson Shqipërinë, duke e quajtur një kampione ndër kandidatët për anëtarësim në BE.

 

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kampione’ ndër kandidatët për anëtarësim në BE. Kjo në një masë të madhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por nuk jemi ende në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe duke forcuar sundimin e ligjit. Duhet të vihet theks i qartë mbi zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të gjithanshme”.

 

Artikulli i Syri Tv, ku mungon fjala e Schieder
 

Fjala e Schieder e pasqyruar në faqen e PE