Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur ecurinë më të mirë në aktivitetin e shërbimeve në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të INSTAT, që publikoi statistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve. Shitjet e këtij sektori u rritën me 11.3%, ndërsa në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %. Për agjencitë e udhëtimit, indeksi shënoi ulje 7,4 %. Në rritje ishte aktiviteti i bareve e restoranteve me 11.9% dhe transporti magazinimi e posta me 11.6%. sektori i hotelerisë kryesona në punësim, që u rrit me 8.6% në tremujorin e parë.
Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9% dhe baret e restorantet me 12.4%.
INSTAT njoftoi se për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse.
Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
– Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,8 %;
– Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,6 %;
– Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %;
– Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,9 %;
– Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 2,1 %;
– Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 11,3 %;
– Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
– Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 1,0 %;
– Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 7,4 %;
– Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
– Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 14,3 %.
Rritet punësimi në hotele
Indeksi i punësimit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
– Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,4 %;
– Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,4 %;
– Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 8,8 %;
– Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,6 %;
– Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
– Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 6,6 %;
– Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
– Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,0 %;
– Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,9 %;
– Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,3 %;
– Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0 %.
Pagat rriten ndjeshëm në hoteleri e bare
Indeksi i pagave në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
– Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 22,1 %;
– Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 14,9 %;
– Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
– Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 12,4 %;
– Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,3 %;
– Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
– Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 10,6 %;
– Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 9,8 %;
– Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 13,8 %;
– Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 2,5 %;
– Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 7,1 %. /Monitor